Video-skandali, pritet shkarkimi i kreut të Bashkisë Peshkopi, Shukri Xhelili

Pas video-skandalit që u transmetua në televizionin “Ora News”, qeveria shqiptare ka marrë vendim që të shkarkojë nga detyra kreun e Bashkisë së Peshkopisë, Shukri Xhelili.
Sipas njoftimit, shkarkimi i Xhelilit do të bëhet të premten me vendim qarkullues të Këshillit të Ministrave.
Në videoskandalin e transmetuar të enjten në mbrëmje, Xhelili i kërkon favore seksuale një vajzeje të re për një vend pune.
Pasi i firmos kontratën, Xhelili dhe vajza takohen në Tiranë dhe shkojnë në një hotel në kryeqytet, mirëpo vajza, që kishte regjistruar gjithçka me kamerë, refuzon të kryejë marrëdhënie seksuale duke u larguar nga hoteli në momentet e fundit.
Please follow and like us: