Vullkani më i famshëm në botë është drejt shpërthimit

Shkëmbinjtë vullkanikë të malit Ruapehu janë të famshëm në gjithë botën për shkak se aty është xhiruar trilogjia e filmit të famshëm “Zoti i Unazave”.
Mali ndodhet në Zelandën e Re dhe që prej daljes së filmit ka qenë një tërheqje e madhe për turistët. Këta të fundit janë paralajmëruar që nëse kanë bërë plane për të vizituar këtë vend, le të presin dhe të shtyjnë udhëtimin.
Vullkani është bërë i rrezikshëm dhe pritet që të shpërthejë nga çasti në çast. Si pasojë e gjithë zona është evakuuar pasi përmasat e shpërthimit pritet të jenë të mëdha.
Please follow and like us: