Albspirit

Media/News/Publishing

15 pijetarët më legjendarë

Personalitetet, të cilët në njërën dorë zhvillonin talentin e tyre e në dorën tjetër mbanin gjithmonë gotën me alkool

Një pijedashës i vërtetë nuk është ai që pi alkool dhe nuk kontrollon dot ndërgjegjen e tij. Jo! Një pijedashës është dikush që vlerëson alkoolin, shijen, aromën dhe bëhet akoma më krijues në punën apo veprat e tij. Ja ku janë disa personalitete të tillë, të cilët në njërën dorë zhvillonin talentin e tyre e në dorën tjetër mbanin gjithmonë gotën me alkool:

Oscar Wilde, shkrimtar, poet

Oscar wilde

Helmi i tij i preferuar: Absinthe, shampanjë

Shkrimtari njohur irlandez kishte si pije të preferuar shampanjën, të cilën e shoqëronte gjithnjë me akull. Por “dashuria e tij” ishte Absinthe. Oscar Wilde  e ka përdorur pijen jeshile në sasi të mëdha. “Pas gotës së parë, i shikon gjërat ashtu siç do të doje të ishin. Pas gotës së dytë, i shikon gjërat ashtu siç nuk janë. Në fund i shikon gjërat ashtu siç janë në realitet, dhe kjo është gjëja më e shëmtuar në botë”,- ka pohuar shkrimtari i njohur.

                        Van Gogh, piktor

van-gogh

Helmi i tij i preferuar: Absinthe

Piktori i famshëm ashtu si Oscar Wilde e kishte pikë të dobët Absinthe-n. Madje thashethemet tregojnë se kur Vincent Van Gogh preu veshin dhe ia bëri dhuratë një prostitute, ai ishte i dehur nga Absinthe. Ai është pasqyruar duke qëndruar i qetë përpara një gote me pijen jeshile, në një portret që i ka bërë në vitin 1887, Henri de Toulouse-Lautrec. Edhe miqtë e tij më të mirë e kanë portretizuar piktorin si një nga klientët më të mirë të pijes. Ai është bërë i njohur si konsumuesi më i rregullt i pijes dhe ndikimi i saj është vënë re më vonë në pikturat e tij. Ngjyra jeshile e pijes është prezente në mënyrë të veçantë, në çdo pikturë. Madje ai i ka bërë një portret vetes, teksa qëndron në lokalin e tij të preferuar duke konsumuar Absinthe. Është e njohur që ai ka konsumuar sasi të mëdha të pijes jeshile, teksa ka jetuar në Arles me Paul Gauguin. Në ndikimin e “Zanës”, ai dilte jashtë natën dhe pikturonte duke mbajtur qirinj në kapele. Ai u dërgua në sanatorium në vitin 1888 nga një peticion i banorëve të zonës, të cilët ishin trembur nga mënyra e tij e jetesë

Dean Martin, kinema

Dean Martin

Helmi i tij i preferuar: J & B, Scotch

Dean ka favorizuar Jack Daniel-s, zakonisht jo gjatë orarit të punës ose në orët e pushimit. Më e çmuar për të ishte një gotë në fushën e golfit sesa një natë feste e mbushur me pavullnetshmëri. Përkundër këtyre zbulimeve, ishte jashtëzakonisht bindëse se e meriton pjesëmarrjen në këtë listë. Një shprehje e parapëlqyer: “Unë do ta urreja veten nëse do isha një antialkoolist. Imagjinoni të isha gjithë ditën, njësoj sikur zgjohem në mëngjes!”

 

Benjamin Franklin, burrë shteti

franklin

Helmi i preferuar: Verë Madeira

Personi i kartëmonedhës 100-dollarëshe ka zhvilluar listën e vet të 13 virtyteve që duhen ndjekur gjatë jetës. Nr. 1 thotë: “Vetëkontrolli. Mos hani deri në ngopje; mos pini derisa të deheni”. Pra, pse e kemi konsideruar atë një pijetar legjendar? E pra, ai nuk ishte tamam një alkoolist. Ai thjesht ishte një pijedashës. Në vargje ai shkruante: “Ja shiu që zbret nga qielli mbi vreshtat tona, atje ai hyn në rrënjët e rrushit, që do të ndihmojë verën, një dëshmi e vazhdueshme që Perëndia na do, dhe i pëlqen të na shohin të lumtur”. Ose, “Birra është prova se Perëndia na do dhe dëshiron që ne të jemi të lumtur.”

Edgar Allan Poe, poet/shkrimtar dramaturg

Edgar Allan Poe

Helmi i preferuar: Brandy, xhin

“Kurrë më” apo “Vetëm edhe një”? Njeriu që na ofroi “Korbin” dhe shumë vepra të tjera të përjetshme, mund ta quajmë si një pijetar legjendar. Ne nuk jemi të sigurt mbi nivelin e tij të seriozitetit, që kur ai u martua me kushërirën e tij 13-vjeçare (Jerry Lee Leeis), por dimë se ka operuar me një lëvizje të vazhdueshme për shumicën e jetës së tij. Dhe pse ditët e tij në Tokë përfunduan shumë herët – në 1849, në moshën 40 vjeçare – mistika dhe ndikimi i tij janë më të fortë sa kurrë. Çdo 19 janar, në ditëlindjen e poetit, grupe njerëzish pinë dolli dhe të lënë trëndafila mbi varrin e tij. Ekipi NFL nga Baltimore ka tre maskota me emrin Edgar, Allan dhe Poe.

Richard Harris, aktor

Richard Harris

Helmi i preferuar: Vodka

Një pijetar legjendar i cili ishte gati i ashpër dhe i drejtpërdrejtë. Duke cituar atë: “Dikush më pyeti njëherë: Cili është ndryshimi midis teje kur ishe një yll i madh dhe Tom Cruise tani? Unë i thashë se ka një dallim të madh. Shikoni në një fotografinë time. Unë jam duke shkuar për një nga filmat e mi premiere me një shishe vodka në duart e mia. Tom Cruise ka një shishe me ujë Evian. “

Ernest Hemingway, shkrimtar

hemingway

Helmi i preferuar: Birra, rum, xhin

Ernest Hemingway jo vetëm që kishte një imagjinatë të gjallë, por jetoi edhe një jetë të gjallë, tregimet e tij frymëzohen nga aventura, dhe aventurat frymëzoheshin nga jeta e tij. Dhe asnjë aventurë e Hemingway, literale apo letrare, nuk do të kishte qenë e njëjtë pa pasionin e tij për pijen. “El Floridita” ishte bari i tij i preferuar gjatë 20 vjetëve që jetoi në Kuba dhe pija e tij e preferuar ishte Daquiri i ftohtë. Ai ndihmoi në popullimin e këtij bari dhe për shkak të kokteilit të tij të preferuar bari shpesh njihej me emrin “Djepi i Daquiri-t”, të cilën ai e përdorte shpesh në shkrimet e tij. Hemingway është i nderuar sot me një bust të dedikuar për të, statujë bronzi dhe e pajisur me relike dhe fotografi.

Winston Churchill, politikan

Winston Churchill

Helmi i preferuar: Uiski, skocez, raki, xhin, shampanjë

Falë Churchill, do të jetë gjithmonë një Angli dhe atje do të ketë gjithmonë Johnnie Walker Red. Është vështirë të përfytyrohet figura e kryeministrit britanik Winston Churchill pa puron e tij të famshme. Por bile dhe më shpesh se me puron havaiane Churchill-i dilte me gotën e uiskit në dorë. Politikani Anthony Eden në shënimet e veta kujton atë fakt, se si Churchill-i pinte uiski me soda (tonik) churchillnë orën 8:45 të mëngjesit. Uiskin ai mësoi ta pijë që në rini e vet, gjatë kohës së luftës anglo-boere. “Kur isha nënoficer gjatë luftës në Afrikën e Jugut uji atje ishte i papijshëm, – tregonte Churchill-i. – Që të mund ta pije atë duhej ta përzije me uiski”. Dhe pasionin pas kësaj pijeje ai nuk e tradhëtoi gjatë gjithë jetës së vet të gjatë. Mazordomi i tij Norman McGowan kujtonte: “Afërsisht një orë pasi kishte ngrënë mëngjesin unë i vija përpara atij gotën e parë të uiskit me soda. Gjatë gjithë ditës ajo nuk ishte kurrë bosh, por e pinte Churchill-i uiskin shumë ngadalë, duke e tërhequr me lezet i shpërqendruar e në mejtime pijen, dhe e shtynte me një gotë dy orë”. Gjatë kësaj duhet thënë, se uiski ishte shumë i holluar me soda, ndërsa kubat e akullit arrinin të shkriheshin plotësisht. Kështu që uiski i binte të ishte tejet i holluar. Vetë Kryeministri britanik e quante këtë përzierje “solucion për shpëlarjen e gojës”. Pas të ngrënit Churchill-i preferonte të pinte verë porto dhe brendi. Praktikisht çdo ditë ai i bënte nderimet e merituara shampanjës së preferuar. Gjatë kohës së takimeve të “Treshes së Madhe” në vitet e Luftës së Dytë Botërore Winston Churchill-i provoi konjakun armen dhe atë gjeorgjian. Tregojnë, se më pas Churchill-i ia porosiste Stalinit këtë konjak me arka. Po, vërtet, Winston Churchill pinte shumë dhe personat që e njihni nga afër atë dëshmojnë: “Për atë të ngrënit pa pije nuk quhej e ngrënë”. Por zor se do të gjendet ndonjë njeri i cili ta ketë parë gjatë kësaj të dehur ndonjëherë atë. Ai është shprehur se “ka marrë më shumë nga alkooli sesa alkooli ka marrë nga ai”. Pra, kjo është fitorja e tij…

 

Dylan Thomas, poet

Dylan Thomas

Helmi i preferuar: Uiski

Frymëzimi i legjendave si Bob Dylan dhe John Lennon, Dylan Thomas dashuronte pijen e tij, gruan e tij dhe poezinë e tij (për renditjen nuk jemi të sigurt). Ai kishte një mënyrë të çuditshme të jetuari, duke marrë parasysh këtu mënyrën sesi ai i propozoi gruas së tij të ardhshme në një klub nate. Suksesi i tij ka qenë gjithmonë i garantuar. Disa ditë para vdekjes së tij në vitin 1953, ai hyri në hotelin e tij dhe njoftoi: “Unë kam konsumuar 18 uiski shqeto dhe mendoj se ky është një rekord “.

John Barrymore, aktor

John Barrymore

Helmi i preferuar: Pijet e rënda

Çdo djalosh i cili zotëron një shtëpi publike, mund të quhet “bad boy”. Pasi u dëbua nga shkolla, ai ndiqte femrat po aq sa ndiqte dhe alkoolin. I dehur në një festë, ai gabimisht hyri në tualetin e femrave dhe ngatërroi një vazo lulesh me wc. Femrat e pranishme e akuzuan duke i treguar tabelën “për zonjat ekskluzivisht” – dhe ai u përgjigj: “Zonja, më falni po lulja kishte nevojë ta ujisnin”. Nga një vlerësim, Barrymore ka zbrazur 640 fuçi, jo shishe, fuçi me pije alkoolike gjatë një periudhe 40-vjeçare.

Mustafa Qemal Ataturku, burrë shteti

ataturk

Helmi i preferuar: Rakia

Mustafa Qemal Ataturku është heroi i kombëtar i Turqisë. Ai ishte oficer, revolucionar dhe themeluesi i Turqisë moderne, por gjithashtu ai ishte edhe një pijedashës i madh. Sipas të dhënave, ai pinte një litër raki në ditë, pije e famshme edhe në vendin tonë. Ka shumë mundësi që kjo ishte edhe arsyeja pse ai vdiq në moshën 57-vjeçare nga një sëmundje kronike në mëlçi.

Pablo Picasso, piktor

picasso

Helmi i tij i preferuar: Absinthe

 Artisti më me ndikim i shekullit të njëzetë, Picasso, eksperimentoi me teknika novatore, që përfshinin edhe kubizmin. Por nuk ishte thjesht arti me të cilin eksperimentoi Picasso, si piktor ishte i njohur edhe për dashurinë që kishte ndaj Absinthe-t. Dhe fjalët e tij të fundit në shtratin e vdekjes nuk ishin për ndonjë njeri të dashur, apo pikturë, por për …pijen. “Pini për mua. Pini për shëndetin tim. Ju e dini se unë s’pi dot më”, ishin fjalët e tij të fundit para se të vdiste.

Mark Twain, shkrimtar

mark-twain

Helmi i preferuar: Uiski

Shkrimtari i dashur amerikan Mark Twain nuk është i njohur vetëm për romanet e tij si “Aventurat e Tom Sojerit” apo të “Hakëlber Finit”, por edhe si një pijedashës i madh. Babai i letërsisë amerikane kishte një dobësi të madhe për uiskin. Një ndër shprehjet e tij të njohura për këtë pije ishte: “Më shumë seç duhet për diçka është gjë e keqe, por shumë uiski është diçka shumë e mirë”. Mark Twain pinte edhe shumë duhan, dhe një ndër shprehjet e tij që tashmë përdoret nga çdokush është: “Të lësh duhanin është gjëja më e thjeshtë në këtë botë. Unë këtë e di shumë mirë, sepse e kam bërë mijëra herë”.

 

Charles Bukowski, poet

Charles-Bukowski

Helmi i preferuar: Pijet e rënda

Henry Charles Bukowski ishte një poet dhe shkrimtar i njohur amerikan. Ndër veprat e tij më të njohura citojmë “Pulp. Një histori e shekullit XX” dhe “Femrat”. Karriera e tij si një pijetar i fortë nisi që në moshën 13-vjeçare për faj të abuzimeve të babait të tij tiran. Raporti i tij me alkoolin ishte shumë i ngushtë, sidomos pas divorcit. Vetëm mikesha Linda arriti ta moderonte pak në këtë drejtim, edhe pse nuk ia arriti qëllimisht. Vdiq prej tuberkulozit.

Jozef Stalin

stalin

Helmi i prefuar: Vodka, vera gjeorgjiane

Meqë jemi duke folur për njerëz të dehur, një ndër ta është edhe Jozef Stalin, i cili mban rekordin e njeriut që ka vrarë më shumë njerëz në historinë botërore. Sipas historianëve, lideri sovjetik është përgjegjës (direkt dhe indirekt) për vdekjen e rreth 40 milion njerëzve. Ai ishte edhe paranojak i madh për shkak të abuzimit me alkoolin. Kishte si pije të preferuar vodkën ruse dhe verën gjeorgjiane. Një natë para se të firmoste bashkëpunimin me SHBA-në dhe Anglinë kundër Gjermanisë naziste ai kaloi një natë me Churchillin duke pirë të dy rëndë.

Please follow and like us: