Albspirit

Media/News/Publishing

150 shoqëritë shqiptare që u formuan në SHBA

Viron Prodani

Vijon nga numri i kaluar

FEDERATA VATRA

Përpjekjet e para të shqiptarëve të Amerikës për t’u organizuar në shoqëri patriotike filluan në fillim të shek. XX-të. Që nga viti 1906 kur u krijua shoqëria e parë dhe deri në fillim të viteve ‘40, u formuan mbi 150 shoqëri të cilat kanë dhënë një kontribut shumë të madh jo vetëm në jetën e tyre në Amerikë por edhe për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Qëllimi i krijimit të këtyre shoqërive, ka qenë i gjithanshëm siç do të përmend:

– Të mësojnë nga liria, fuqia dhe bashkimi i popullit amerikan të cilat e bënë këtë komb kaq ideal.

– Të ritë në mes të shqiptarëve dashurinë për kombin dhe njëri tjetrin.

– Të arsimojnë më të zotët dhe më të shquarit shqiptarë në shkollat amerikane të cilët të kthehen si mësonjës në Shqipëri.

– Të mësohet gjuha shqip dhe anglisht që të përhapet në mes të qyteteve Shqiptare dhe Amerikane

edukata dhe doktrina morale.

– Të mbrojë emigrantët dhe punëtorët shqiptarë.

– Të mësojë për vetëqeverimin e Shqipërisë.

– Të forcojë miqësinë në mes të shqiptarëve dhe amerikanëve.

– Të mbledhë të holla, dhurata për ti shpërndarë në shqiptarët nevojtarë.

– Të organizojnë degë të reja të shoqërisë.

– Të shtojnë numrin e anëtarëve.

– Shoqëria të mos merret me punë politike.

– Të mbledhin fonde që të përdoren në Shqipëri për ndërtime të ndryshme në infrastrukturë, shkolla, ujësjellës dhe raste fatkeqësish.

Në luftën për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, luftën e armatosur, pavarësinë e Shqipërisë dhe ruajtjen e tërësisë tokësore kontribut kanë dhënë shoqëritë “Malli i Mëmëdheut”, “Flamuri i Krujës”, “Vatra”, “Bashkimi”, “Vjosa”. Në bashkimin e të gjithë emigrantëve për ruajtjen e ndjenjës kombëtare, hapjen e shkollave shqip, hartimin e abetares, botimin dhe shpërndarjen e librit, arsimimin e të rinjve sidomos vajzave kanë luajtur shoqëritë “Malli i Mëmëdheut”, “Arsimi”, “Vatra”, “Drita”, “Gjergj Kastrioti”, “Lidhja Studentore”, “Dituria”. Për bamirësi, ndërtimin dhe mbajtjen e shkollave, ujësjellsave, çezmave, varrezave dhe zbukurimin e qyteteve e fshatrave kanë dhënë kontribut shoqëritë “Mirëbërëse”e Dardhës, “Vëllazëria” e Vithkuqit, “Bashkimi” e Drenovarëve, “Bashkimi” Poradecarëve, “Mbleta” Dardharëve, “Bashkimi” Shalësjotëve. Nga dokumentat e kohës si gazetat, librat, revistat që botoheshin jo vetëm në SHBA, por edhe në Shqipëri, Bukuresht, Sofje, Manastir, Selanik kam nxjerrë mbi 150 shoqëri. Në lidhje me krijimin e këtyre shoqërive, Faik Konica ka thënë: “Që më 1896 e gjer më 1910, kam parë disa dyzina shoqëri shqiptarësh të lindin, të vikasin, të rriten pak dhe të vdesin. Pyes vehten pse? Pa dyshim një nga shkaqet e para është karakteri i shqiptarëve të cilët individualistë të mësuar të rrojnë dhe të veprojnë veç e veç nuk janë të zotët të lidhen për një qëllim të përbashkët, të dëgjojnë dhe të pyesin njëri tjetrin.” Faik Konica, Gazeta “Dielli” No 51, viti 1912.

Shoqëritë mirëbërëse, fetare, shtypi, zgjidhnin pothuajse çdo vit drejtuesit e tyre, organizonin piknikë, aktivitete artistike, kulturore etj. të cilat janë të shumta. Kam përzgjedhur disa prej tyre me qëllim që të evidentoj ata ose ato që kanë kontribuar ose spikatur më shumë në jetën dhe mbarëvajtjen e diasporës shqiptare në SHBA. Padyshim, që më kryesorët në këtë drejtim janë Faik Konica, Fan Noli, Kostë Cekrezi, Kristo Floqi, Kristo Dako, Bari Omari, Sotir Peci, Mina Grameno, Petro Nini Luarasi etj. për të cilët janë botuar shumë libra e shkrime të ndryshme.

Nga të gjitha shoqëritë, më shumë kam veçuar shoqërinë e parë “MALLI I MEMEDHEUT” dhe shoqërinë më të madhe dhe më jetëgjatë “VATRA”.

MINA GRAMENO ME ANETARE TE SHOQERISE MALLI I MEMEDHEU

Mina Grameno dhe Petro Nini Luarasi, shkuan në Bufalo në shtëpinë e Thanas Viso Mborjes ku atje më 1 Janar 1906 themeluan shoqërinë “MALLI I MEMEDHEUT” dhe përpiluan kanonizmën me 43 nyje. Ja si e kujton vetë Thanas Viso Mborja këtë ditë: “Unë i thashë një ditë një shoku, se ne që kishim qenë në Rumani dhe kishim parë atje se si ishin organizuar shoqëritë patriotike, nuk mund të rrinim duar kryq por duhet të merrnim iniciativën për krijimin e shoqërive të tilla në Amerikë. Për këtë ishte e mira të ftoheshin nga qyteti Xhejmstoun. Këtu ndodheshin rreth 80 shqiptarë dhe patriotët Petro Nini Luarasi e Mina Grameno me qëllim që të na ndihmonin. Shoku im e pëlqeu mendimin tim dhe kështu nuk mbeti veçse ta vinim në zbatim. Më 1 Janar të vitit 1906, në konakun tim u mblodhën patriotë për të vendosur në lidhje me çështjen e themelimit të shoqërisë. Këta patriotë ishin: Mina Grameno, Petro Nini Luarasi, Kol Rikashi, Pandi Lipi Kallanxhiu, Thimi Nuni Boçka, Pandi Mihal Furxhi, Dhimitraq Zisi Negovani, Vani Odo Karameta, Vani Vangjel, Thanas Halle, Mihallaq Kristaq Bimbli dhe unë..” (Thanas Viso Mborja ka lindur në Mborje në vitin 1876).

Shoqëria krijoi dhe statusin e saj e cila u bë shembull për shqiptarët e qyteteve të tjera në SHBA. Të gjithë pjesëmarrësit në këtë shoqëri ishin punëtorë ku sundonte fryma patriotike. Ata që kishin mbaruar shkollën shqipe dhe kishin një farë kulture u bënë udhëheqësit shpirtërorë të tyre. Costandin A. Demo në librin e tij për një nga këta drejtues shkruan: “Petro Nini Luarasi ishte “The Paul Revere” i shqiptarëve mbasi vinte në ç’do vënd ku kishte shqiptarë dhe predikonte patriotizëm. Ay ishte një librari me dy këmbë, me xhepat mbushur plot pamfleta, revista e gazeta. Ai pregatiti udhën e lëvizjes kombëtare për ata që ardhë pas tij. Shoqëria “Malli i Mëmëdheut” krijoi edhe një bibliotekë me libra në gjuhën shqipe, anglishte dhe greke, gjuhë këto që pak a shumë i njihnin punëtorët shqiptarë të Bufalos. Fondin e parë të librave e dhuroi Thanas Viso Mborja i cili kur u largua nga Rumania mori dy sundukë me libra në gjuhën shqipe nga shoqëria e shqiptarëve të Bukureshtit. Këto libra ishin shkrojtur nga patriotët e Rilindjes dhe shtypur në tipografinë e shoqërise “Dituria” të Bukureshtit. Anëtarët e shoqërisë paguanin si kuote ½ dollarë në muaj. Ata ishin lidhur me punëtorë dhe intelektualë amerikanë. Një nga këta, Zt. Moss, në gazetën “Morning Post” e popullarizoi shumë luftën e popullit shqiptar dhe kërkesat e tij. Kjo shoqëri në vitin 1909 kishte si kryetar Gaqi Themelin, N/Kr.Vangjel Camçen dhe kontrollorë Koço Gramenon dhe Janko Vishnjën.

Më 25 nëntor 1913, shoqëria u bashkua me Federatën “VATRA” dhe u krijua Dega No.25, Jamestown, N.Y. me 100 anëtarë. Kjo degë zgjodhi këta drejtues: Kryetar Ilo Furxhi, arkëtar Lambi Cale, sekretar Perikli Murzaku, pleqësia Vasil Argjir, Hysen Belortaja, Sali Selman.

SHOQERIA BESA-BESE

Shoqëria “BESA–BESEN“

– U formua në Boston më 1 Janar 1907. Kryetar i saj ishte Fan Noli. Kontributet e kësaj shoqërie janë:

– Ju drejtua Konferencës së Hagës në korrik të vitit 1907 ku kërkoi pavarësinë nga Turqia.

– U bë nismëtare për krijimin e kishës së pavarur shqiptare që u themelua më 18.05.1908 në New York.

– U bë nismëtare për bashkimin e shoqërive patriotike të shqiptarëve në SHBA në një organizatë të vetme “VATRA” më 28.04. 1912.

– Gazeta “DIELLI” që doli për herë të parë më 15.02.1909 ishte organ i shoqërisë kombëtare “Besa-Besën”.

Cilat ishin 65 degët e shoqërisë “VATRA”, emrat e të gjithë anëtarëve

Shoqëri patriotike e emigrantëve shqiptarë në SHBA. U themelua në Boston më 28.04.1912. “VATRA” u bë shprehëse e aspiratave kombëtare demokratike të emigrantëve dhe të gjithë popullit shqiptar. Kjo mbështeti luftën e popullit shqiptar në luftën e tij për liri, shpalljen e pavarësisë dhe protestoi kundër copëtimit të Shqipërisë.

“VATRA” mbajti gjallë gjuhën, traditat kombëtare dhe zhvilloi veprimtari të shumta arsimore, kulturore. “VATRA” dha një ndihmë të madhe në ndërtimin e Autoqefalisë së Kishës në Shqipëri mbasi shumë emigrantë ishin nga Korça, Kolonja, Përmeti dhe Gjirokastra. Shoqëritë që u mblodhën për themelimin e shoqërisë “VATRA” me përfaqësuesit e tyre janë:

“Besa- Besën”, Boston, Llambi Cikozi

“Kombëtarja”, Worchester, K. Kostika

“Flamuri i Krujës” Boston, Elio D. Tromara

“ Mirëbërësja”, Sarakusit, Kostaq Kotta

“Skënderbeut”, Garry Jani, A. Bellkameni

 

Shoqëritë “Dallëndyshja” e New Yorkut dhe “Malli i Mëmëdheut” nuk erdhën, por ishin dakord me bashkimin e shoqërive.

Mbledhja e parë më 23.03.1912. Qëllimi i shoqërisë.

Shoqëria “Malli i Mëmëdheut” diskutoi që qëllimi i bashkimit të jetë edukativ, për mësimin, se është e nevojshme për gjendjen që është sot Shqipëria. Fan Noli theksoi se bashkimi i shoqërive të ketë qëllim politik. Po nuk u njoh zyrtarisht pavarësia kombëtare nuk mund të hapim shkolla në gjuhën shqipe.

Dita e dytë më 24.03.1912. U diskutua për organin e shtypit që do të përdornin.

Shoqëria do të mbante si organin e saj gazetën “Dielli” që ja jepte shoqëria “Besa-Besën.”

– Disa kërkuan që të mos ketë gazetën e saj por të nxjerrë çdo muaj një buletin.

– Disa të tjerë që gazetën ta kenë persona të veçantë dhe ta shesin.

U vendos që “Dielli” të jetë nën hijen morale të shoqërisë por pa u përzierë në financat e gazetës. Ju la si detyrë Faik Konicës dhe Kristo Floqit që të këshillohen me një avokat amerikan mbasi do të bëhet kanunorja e saj dhe të njihet zyrtarisht prej Guvernës së Bostonit siç janë njohur edhe shoqëritë irlandeze, polake etj.

Dita e tretë më 31.03.1912. Qëllimi ishte emri i shoqërisë.

Emri duhet të jetë i shkurtër, me kuptim të thellë prandaj u propozuan katër emra:

“Pro Patria” – “Argu” – “Parmënda” dhe “Vatra”. Dy të parat u hoqën se ishin emra të huaja. U votuan dy të fundit dhe me shumicë fitoi “VATRA”.

“”Vatra” është fjalë e thjeshtë shqipe e stërgjyshërve tanë. Na kujton vatrën tonë, shtëpinë, atdheun e dashur, na çpon, na lëndon ndjenjat tona dhe na përmend mallin dhe dëshirën e atdheut tonë”. Shoqëria u quajt Federata Shqiptare e Amerikës “VATRA”. Më 28.04.1912 dita e fundit e bisedimeve mund të quhet ditë historike e krijimit të “VATRES” Boston Mass. Më 13 qershor 1912, Federata Pan Shqiptare “Vatra”, u njoh prej shtetit Massacusetts.

Federata, mori diplomën e saj (charter) të shënuar prej Z. Albert P. Langtry, sekretarit të Shtetit. Emrat e atyre që bënë aplikatën për njohje dhe që janë shkruar në dipllomë janë: Faik Be Konica, Lambi Chikozi, Fan S.Noli, Kristo Floqi, Elia Tromara, Naum Cere, Kosta Kotta. Në komisionin për bashkimin e shoqërive kanë qenë: At Fan Noli, Kristo Floqi, Faik Konica, Paskal Aleksi.

Degët e shoqërisë “Vatra” do të ngriheshin në shumë qytete, prandaj u ngrit një komision që do të merreshe me organizimin e degëve. Degët do të emërtoheshin me numra.

1 copyDega No. 1: U krijua në Boston më 12 maj 1912, drejtues:

Kryetar: Kristo Kirka

Sekretar: Elia Zografi

Arkëtar: Kristo Aristidi

Pleqësia: Kosta Ratcka, Efthim Natsi, Nikolla Caknaqi, Petro Lazar.

 

 

2 copyDega No. 2: U krijua në Lyn, Mass. më 26 maj 1912, drejtues:

Kryetar: Elia Tromara

Sekretar: Sokrat Naum

Arkëtar: Kristo Sterio

Pleqësia: Dionis Kristo, Guri Dimitri, Petro Andon.

 

Dega No. 3: U krijua në Peabody, Mass. më 30 korrik 1912, drejtues:

Kryetar: Xhafer Hasan Starja

Sekretar: Isa Demi Starja

Arkëtar: Perikli Rëmbeci

Pleqësia: Muharem A. Helmësi, Veli Qazim Selenica, Theodor Rëmbeci.

 

 

4 copyDega No. 4: U krijua në Manchester N.H. më 2 qershor 1912, drejtues:

Kryetar: Theodos P. Spiro

Sekretar: Toli Josif

Arkëtar: Lambi Vangjel Polena

Pleqësia: Haxhi Adem, Spiro Postoli, Josif Blushi.

 

 

Dega No. 5: U krijua në Worchester Mass. më 19 maj 1912, 5 copydrejtues:

Kryetar: Vangjel Sotir

Sekretar: Kosta Vasil

Arkëtar: Th. Polena

Pleqësia: Axhem Hasan, Mazllun Panariti, Sotir Kasuli.

 

Taunton Mass. më 2 qershor 1912, drejtues:

Kryetar: Guri Kristo Luarasi

Sekretar: Karlo Kozo

Arkëtar: Gjergj Luka Qafzezi

Pleqësia: Paskal Andon, Spiro Dhame, Thimi Vangjel.

 

Dega No. 6: U krijua në Lewiston, Maine më 28 qershor 1912, drejtues:

6 copyKryetar: Toli Kristo

Sekretar: Koci Janaq

Arkëtar: Spiro Petro

Pleqësia: Maliq Maksut, Kosta Vangjel Grabocka, Tsale Stillo.

 

 

Dega No. 7: U krijua në Biddeford- Saco, më 16 qershor

1912, drejtues:

7 copyKryetar: Stathi Suli

Sekretar: Ilia Andon

Arkëtar: Telha Kanan

Pleqësia: Thanas Idriz, Liço Rahman, Dhosi Spiro Lubonja.

 

 

 

Dega No. 8: U krijua në South Framingham-Milford Mass më 19 maj 1912, drejtues:

8 copyKryetar: Kristo Kosta

Sekretar: Jan Karol

Arkëtar: Jovan Thanas Progri

Pleqësia: Thoma Gramo, Kristo Kallfa, Miti Mihal Dishnica, Jovan Anton Progri

 

Brockton Mass. më 19 maj 1912, drejtues:

Kryetar: Andrea Kristo

Sekretar: Pandi Bogdani

Arkëtar: Fazlli Frashëri

Pleqësia: Zejnel Muke, Louis Stefan, Ismail Telha.

 

Dega No. 9: U krijua në Hudson-Marlboro Mass. më 26 maj 1912, drejtues:

9 copyKryetar: Kozma Angelo

Sekretar: Dimitri Kreshpani

Arkëtar: Gjino Zguro

Pleqësia: Janaq Stefan, Kosta Melçanaku, Luka Lazar.

 

 

Dega No. 10: U krijua në Southbridge, Mass.më 16 qershor 1912, drejtues:

10 copyKryetar: Sotir Gjika

Sekretar: Naum Dishnica

Pleqësia: Lazar Kozma, Tasi Vangjel, Jani Lubonja.


vijon nesër

***

Emrat e shqiptarëve që emigruan në Amerikë në vitet 1884-1945 sipas rendit alfabetik

Periudha 1884-1920

Emri Mbiemri Vendi

Duli George Marlboro, Dule V. Malindi Salem, Demir Poloska Argo, Demir Mustafa Augusta, Dionis Elia Boston, Dimitraq Naum Concord, Dule Sherif Biddeford, Dine Kambur Çoroguni Concord, Daver Bijo Gjirokastra Biddeford, Daman Xhemal Përmeti Bideford, Daver Hashorva Gjirokastra Biddeford, Demi Damianeci Thre Forks, Dalip Asllan Lazarati Fitchburg, Dervish Xhemal Jamestown, Demir Korça Jamesttown, Duro Abedin Serani Rochdale, Demir Tahir Goskova Massillon, Dimitri G. Kotnani Worcester, Daver Toto Pittsburgh, Dake R. Stravica New Florence, Dashamir Përmeti Akron, Dimitri Dh. Petoshe Southbridge, Dervish H. Kuta Southbridge, Demir S. Bitincka Southbridge, Dimitri Toli Progri Gary, Daçe Çeço New-York, Dervish Lazarati New-York, Dimitraq K. Nica Red-Wing, Dimitri Çoka Millinocket, Duli M. Naska Natick, Dimitri V. Robo Milford, Dimitri D. Negovani Manchester, Dimitri Simon Natick, Dimitri Tasi Natick, Dimitri Robo Brockton, Duro Harsin Manchest, Dalip Haxhi Saco, Dalip Lani Milwakue, Dervish Nikolica Milwakue, Dali Elmasi Rockland, Daut Lano Canton, Denis Pici Philadelfia, Dule K. Gremshi Boston, Dervish Fejzo Polena Boston, Dine Teme Chikago, Dane Alarupi Detroit, Dake R. Stravicka Detroit, Demir Ali Progri Buffalo, David Përmeti Fitchburg, Dita Kristo Sterio L., Daver Vekip Saco, Dimitri Rafail Natick, Dimitri Kristo Natick, Dionis Jane Marlboro, Kostandin Prodani Manchester, Dionis Spiro Manchester, Dionis George Lonsdale, Dimitri P. Anastas Albany, Dorothea Pano Alliace, Dionis Peppo Detroit, Demetri Theodhos Milwanke, Dimitri V. Anastas Siatle Wash, Dimitri Andon Antlantic City, Dule D. Podgorani Boston, Dalip H. Starovecka Marlboro, Daut Glono Vlora Detroit, Duro O. Gllava Worcester, Dimitri Aleks Natick, Daniel Petro Chikago, Dervish Muhamet Gjirokastra, Biddeford, Dule Cerava Peobody, Divid Ismail Lewiston, Dervish Banush Lazarati Fitcburg, Dimitri S. Haxhi Rochdale, Dimitri Snica Natick, Duli F. Malindi Lowell, Duli George Marlboro, Dimitri K. Nico Red Wing, Daut A. Lazarati Waterbury, Dervish Emin Kuci Waterbury, Duro Arshim Nivica New Bedford, Demir S. Kuta Canton, Dajlan D. Gjirokastra Saco, Duri Toci New York, Daut Berberi Philadelfia, Dimitra Th. Bardho Natick, Demir Zeqir Keloca Massillon, Duro Hasim Nivica New Bedoford, Daut S. Veliqoti New Bedoford, Demo Sheremet Luzati New Bedoford, Daver Toto East Pitsburg, Demir R. Kalivaci Waterbury, Dajlan M. Corushi Waterbury, Dimitri Marjani Gary, Dervish R. Panariti Pontiac, Dorothea Tushi Drenova L, Drita Miko Kokalari L, Darthi Lazi Jorganxhi L, Dushi Papalekasi Boston, Daut Asim Boston, Dalip Lazarati Fitchburg, Demir Mustafa New York, Demir Bej Polaska Argo III, Dervish Nikolica New York, Dini Ismail Bradocck, Demetra Chapulari New York, Dimitra Vangjel Naum L, Drita Thana L, Dhoske Sotir Adham 1892, Dimitri Kiras Jamestown, Denis J. Kamburi Jamestown, Daniel Petro Chikago, Demetra Tushe Detroit, Demke Qatipi Detroit, Duro Tabaku Boston, Dimitri V. Robo Hudson, Daut M. Tragjasi Jamestown, Demir R. Kalivaci Naticka, Dervish Zh. Nakoleci Newburyport, Dukagjin Kerxhalli Rouchdale, Dimitri Kriosto Naticka, Dimitri Kostandin Manchester, Demir Asim San Spring, Daut K. Gjirokastra Peabody, Dilaver R. Selenica Peabody, Diogjen Gava Brockton, Dervish Belortaja Jamestown, Duro Tabaku Newburyport.t, Domeniko S. Baltoja Natick, Daut Xh. Hotova Lowell, Daut Jaho Vlora Akron, Dajlan R. Babani Waterbury, Dalip Elmaz Bitincka Waterbury, Dilaver Ali Newburypo.t, Dimitri Peri Lynn, Dajlan Bebachi Watervilli, Demiri Plasa Philadelfia, Dule Feti Lowell, Dimitrulla G. Kace Natick, Dali Palo Maleshova New Florenc, Djell Jakup Nivica New Bedford, Defter Qerim Tepelena New Bedford, Dalan Bebec East Pitsburg, Dake Selim Buta Waterbury, Demir A. Babani Waterbury, Dane S. Leskovica Milwakue, Dorothy Zija Manastie L, Dallendyshe Galip L, Dorothy Andrea Elia L, Diana James Tanes L, Dava Peter Sako L, Dushi Efthim Boston, Derviish Lazarati Fitchburg, Dini Theodhor Worchester, Demir Poloska Milwaukee, Daut Asim Boston, Dini I. Libohova Braddock, Dini Nenia Detroit, Dine Zenel Worches, Dimitri Gligor Petro L, Demetra Kole L, Dhori Gaqi Koti 1903, Dhime Pano Peterson 1892, Dhime Andrea Pano 1892, Dhosi P. Katundi 1892, Dhimiter Mborja 1900, Dhori Kërëku New York, Dhimitraq A. Zisi Albany, Dhimitraq Zisi Negovani Boston, Dhimitri Tërova New-York, Dhimitri S. Noli Waterbury, Dhori Fani New-York, Dhimitri Gjika Philadelfia, Dhimitraq Lazo Marlboro, Dhori N. Dishnica Bufalo, Dhosi Doke Natick, Dhori A. Mitace Hudson, Dhimitri Boboshtica Hudson, Dhori Bezo Hudson, Dhimitri Th. Gure Boston, Dhori Samarxhi New York, Dhori Bardho Boston, Dhori Strati Boston, Dhimitraq Zisi Negovani,Dhionis Kosta Korça Waukegan, Dhimitri Pani Ermena Granite, Dhimitër G. Angje Southbridge, Dhimo Gjati Boston, Dhori Pajkolli Boston, Dhimitri Simon Natick, Dhimitri Bala Worchester, Dhimitri Shallapi Philadelfia, Dhosi Kristo Cleveland, Dhimitri Stavre New-York, Dhimitri Tërova Boston, Dhimitër Mano New York, Dhori V. Tërova Marlboro, Dhimitri Skënde Marlboro, Dhimitri Bala Buffalo, Dhoske Spiro Treska Cleveland, Dhimitri Qiriaz Dishnica, Dhimitri S. Koka Saco, Dhori Stratobërdha Lynn, Dhimitri D. Boboshtica Lowell, Dhoske Mitro Trebicka Boston D, Dhimiter Kotnani Boston, Dhimitri Andon Boston, Dhimitri Panariti Xheka Southbridge, Dhimitri Allani New York, Dhimitri Apostol Gary, Dhimitër Mborja Boston, Dhimitri Kola L., Dhimitri V. Robo Worchester, Dhimitri Mullo Natick, Dhimitri Vangjo Rodge Boston, Dhori Harami Detroit, Dhionis Opingari Detroit, Dhori Çikozi Buffalo, Dhame G. Vishnja Jamestown, Dhimitri Bendo Detroit, Dhimitri G. Cërava Detroit, Dhosi Spiro Lubonja Biddeford, Dhimitri N. Papa Bideford, Dhimitra K. Nica Red-Wing, Dhimitri Kreshpanji Marlboro, Dhimitri Pani Gary, Dhori Bardho Natick, Dhame Gorguzi Natick, Dhimitraq P. Dishnica Bufalo, Dhosi Tasi Boston, Dhami Trendo Hudson, Dhosi Anastas Hudson, Dhori Emanuel Hudson, Dhimitraq Samarxhiu Concord, Dhimitri Poçari Boston, Dhimo Goni Katundi Boston, Dhimitri Gurre Boston, Dhimitraq Mihal Boston, Dhimitri Jorgji Worcester, Dimitri Gligor Halarupi Granite Cit, Dhori Kristo Augusta, Dheodhor Harito Saco, Dhimitri I. Bino Marlboro, Dhimitri Viso New-York, Dhimitrulla Mulla New York, Dhimitri Nuni New-York, Dhimitri K. Minga Detroit, Dhim Droboniku Philadelfia, Dhori Gaqi Koti 1903, Dhimitri Apostol Worchester, Dhimitri Mulla Jamestown, Dhimitri Çikozi Buffalo, Dhimitri Athim Boston, Dhori Pando Mborja Saco, Dhimitri J. Tushemishti Lowell, Dhimitri Toli Progri Akron, Dhimitri S. Nasi Philadelfia, Dhimitri M. Dishnica Milwauke, Dhosi Dhimitri Cikozi L., Dhimo Andrea Katundi Brockton, Dhiogjen Filip Detroit, Dhori Harami Augusta, Dhori Samarxhi Boston, Dhimitri P. Anastas L., Dhimitri Kovi Lakrori South Fram., Dhimitra Llambi Cianko New-York, Dhimitri Kristo Fitchburg, Dhimitri Noke Watertown, Dhimitri Nini Akron, Dhimitri Th. Pici Milwakue, Dhimitri V. Pogradeci Milwakue, Dhimitri Shallapi Akron, Dhimoklia Trebicka Detroit, Dhimitri Pepo Jamestown, Dhimitri Kacidhe Worchester, Dhimitri Balla Boston.

*Emrat, që në vend të qytetit kanë shkronjën “L” janë fëmijë të lindur në SHBA.

Please follow and like us: