Albspirit

Media/News/Publishing

53 gazeta e revistat që dolën në SHBA në vitet 1906-1941

Nga Viron Prodani

dielliSipas z. Petër Prifti, në librin e tij “Biografia e shqiptarëve në Amerikë” në SHBA kanë dalë nga viti 1906 deri në vitin 1941, 53 gazeta e revista të ndryshme.
Meqenëse numri i gazetave dhe revistave është i madh do të përmend dy prej tyre: Gazetën “KOMBI” që është gazeta e parë e shqiptarëve të Amerikës dhe gazetën “DIELLI” që është gazeta më e madhe dhe më jetëgjatë.
Daljen në dritë të gazetës “KOMBI”, do ta sjell nga kujtimet e Costandin A. Demo:
-“Gazeta “Kombi” ishte e para gazetë shqiptare që dolli në Amerikë në vitin 1906. Ne u hodhëm përpjetë nga gëzimi. Gazetën e këndonin dhe e shijonin shumë vetë po pajtimtarët ishin të pakët. Brenda një viti gazeta u zu ngushtë nga financat dhe hyri në borxh 485 dollarë. Kjo detyroi Pecin dhe Nolin të vinin në Natick të kërkonin ndihmë. Më së fundi, Kristo Kirka, Andrea Pani, Kol Tromara, Ilo Tromara, Sotir Noke, Ilo Zdruli dhe disa të tjerë mblodhën paratë që duheshin dhe paguan borxhin. Kjo shumë duket fare e vogël sot, po në atë kohë ishte një shumë gjigante, kur marrim parasysh rrogat shumë të vogla që merrnin punëtorët. Më 1909, “Kombi” pushoi së botuari dhe vendin e saj e zuri gazeta “Dielli” e cila botohej në po atë shtypshkronjë dhe me të njëjtat shkronja që botohej “Kombi”. Tre veta përkujdeseshin për botimin e “Kombit”, Peci, Noli dhe një tjetër person i domosdoshëm, Efthim Natsi. Natsi bënte tre punë bashkë: radhiste gazetën, bënte korrektimet dhe punonte shtypshkronjën. Si kjo shtypshkronjë s’kishte gjëkundi mbasi punohej me këmbë. Pikturo në mendjen tënde këtë skenë: Më të djathtë Noli, i cili vinte kartën në shtypshkronjë në mes Thimaqi (Efthimi) i cili punonte shtypshkronjën dhe më të mëngjër Peci i cili kujdesej për gazetën që dilnin të shtypura. Ah, sa të lumtur ishim në atë kohë. S’ka dyshim se kujtimi i asaj kohe gëzon zemrën e njerit prej bashkëpunëtorëve të asaj ortakërie të famshme që rron akoma. Gazeta “KOMBI” në Nr. 1 Viti 1906, kishte si Editor Sotir Pecin dhe bashkëpunëtor Fan Nolin”.
GAZETA “DIELLI“
Gazetë politike, shoqërore, letrare, kulturore, ekonomike që botohej një herë në javë. U themelua prej shoqërisë “Besa- Besën” më 15 shkurt 1909 në Boston. Më 2 maj 1912, u bë organ i Federatës Panshqiptare “Vatra” dhe nisi të dalë dy herë në javë. Më 18 nëntor 1914, nisi të dalë tri herë në javë. Më 9 nëntor 1915 nisi të dalë e përditshme. Redaktor i “Diellit” që më 15 shkurt 1909 ishte Fan Noli. Pushoi se botuari nga 1 korriku deri në tetor të vitit 1910. Nëntor 1910 deri shtator 1911 doli me titullin “Dielli e Flamuri”. Pas muajit tetor 1911 doli përsëri me titullin “Dielli”.
Gazeta “DIELLI”, në vitet në vazhdim ka patur shumë drejtues, por për disa vite po përmend: Fan Noli, Faik Konica, Efthim Natsi, Kristo Floqi, Paskal Aleksi, Koste Çekrezi, Bahri Omari
Zenel Hysen Sulaj, i njohur si Nelo Drizari (1902-1978). Gazetar, gjuhëtar, shkrimtar, piktor. Lindi në Drizar të Mallakastrës. Emigroi në SHBA pas të atit në vitin 1912. Kreu studimet e larta për gazetari në “Columbia University School” të New Yorkut në vitin 1928. Në universitet hapi kurse për mësimin e gjuhës dhe letërsisë shqipe (1932-1939) dhe (1942-1948). Drejtues dhe bashkëpunëtor i “Diellit”. Botoi shumë analiza, reportazhe në gazeta të njohura. Hodhi themelet e transmetimit në gjuhën shqipe te “Zëri i Amerikës” në vitet 1942-1948. Redaktor dhe folësi kryesor i Radio Stacionit “Zëri i Amerikës”. Botoi fjalorët Anglisht-Shqip dhe Shqip-Anglisht pas një pune 33 vjeçare (1934-1957). Gjatë Luftës së Dytë Botërore punoi si shef i Departamentit për Shqipërinë në Zyrën e Amerikës për Informacione të Luftës.
Viti 1921-1922 – Kostë Cekrezi (1892-1959)
Lindi në Ziçisht të Devollit. Mësimet e ulta dhe të mesme i kreu në Korçë dhe Selanik. Studimet e larta i filloi në Selanik në vitin 1913. Në vitin 1914 emigroi në SHBA, ku përfundoi studimet për histori dhe ekonomi në Universitetin e Harvardit. U zgjodh për vite me radhë në organet drejtuese të Federatës “ VATRA” dhe kryetar i saj në vitin 1920. Drejtor i gazetës “DIELLI” në vitet 1915-1916 dhe 1919-1920. Në vitin 1916, botoi në Boston revistën “Illyria” në tri gjuhë anglisht, frëngjisht dhe shqip. Pas kthimit në atdhe, në vitet 1926-1928 botoi gazetën “TELEGRAF” si drejtor e pronar i saj. Në vitet 1920-1932 botoi revistën “ORA”.

Drejtues të “DIELLIT” në disa vite të tjera
Viti 1937-1938 – President Andrea D. Elia.
Sekretar: Mina Luka.
Treasër: Abdul Abaz.
Anëtarë: Shaban Pojani, Hajredin Ceco, Seit Piluri, Yzeir Cangonji.
Anëtarë rezervë: Nicho Grabocka, Shefqet Bënça.
Editor: Nelo Drizari.

Viti 1939-1940 – President Denis Kamburi.
Bord: Kosta Issak, Theodhor Kotelli, Hajdar Menkulasi, Refi Gurri.
Viti 1945 – President Vasil Pani.
Sekretar: Gregor Stefo.
Bord: Petër Stafa, Dhimitër Robo, Mehmet Tosun, Kristo Thanas, Vangjel Sotir.

***

Gazetat dhe revistat që dolën në SHBA në vitet 1906-1941

1. Kombi, 1906-1909, Boston
2. Dielli, 1909, Boston
3. Flamuri, 1910, Boston
4. Koha, 1911-1920, Jamestown
5. Trumpeta e Krujës, 1911, St. Louis
6. Zër’ i Popullit, 1912-1913, New-York
7. Adriatiku, 1914, Framingham
8. The Albanian Era, 1915-1916, Denver Col.
9. Vullnetari, 1916-1917, Natick
10. Illyria, 1916, Boston
11. Përparimi, 1916-1920, New-York
12. Viosa, 1916, New-York
13. Mprojtja Shqipëtare, 1916, St. Louis
14. Luftëtari i Drejtësisë, 1917, Boston
15. Yll’ i Mengjezit, 1917-1920, Boston
16. Sazani, 1917-1918, Worcester
17. Përlindja, 1917, Framingham
18. Albania, 1918-1920, Chikago
19. Shqipëria, 1918, Waterbury,
20. The Adriatic Review, 1918-1919
21. Indipendenca Shqipëtare, 1918
22. Studenti, 1920, Springfield
23. Drejtësia, 1920, Watertown
24. E Vërteta, 1920-1923, St. Louis, Mo.
25. Independenca, 1920-1921, New-York
26. Studenti, 1921, Boston
27. Shkëndija, 1921-1922, Watertown
28. The Albanian Journal, 1921-1923, Chikago,
29. Fari, 1922, Worcester
30. Dëshira Kombëtare, 1922-1923, Canton, Ohio
31. Mprojtja e Vatrës, 1922, New Bedford,
32. Afërimi 1922-1925, New-York
33. Bota e Re, 1922-1923, Boston
34. Purteka, 1923, Boston
35. Kombi në Rrezik, 1923, Boston
36. Kandil’ i Kuq, 1924-1925, Watertown
37. Immigranti, 1925-1926, Worcester
38. Idealisti, 1926-1927, Boston
39. Republika Shqiptare, 1926, Watertown
40. Revista Letrare, 1927, Watertown
41. Albania, 1921-1931-1933-1940, New-York
42. Lajmet Shoqërore të Shqiptarëve në Amerikë, 1929-1930, Worcester
4.3 Melesini, 1930, Worcester
44. Drejtësia, 1930-1931, Worcester
45. Republika, 1930-1933, Boston
46. Lajmëtari Shqiptar, 1934-1936, Worcester
47. Liberatori, 1934, Boston
48. Bota, 1936-1939, Boston
49. Buletin, 1938, Boston
50. Demokratia, 1938, Boston
51. Drita, 1940, Worcester
52. Liria Shqiptare, 1940, Boston
53. Liria, 1941, Boston

***
LISTA/Emrat e 25 mijë shqiptarëve që emigruan në Amerikë në vitet 1884-1945 sipas rendit alfabetik

Vijon nga numri i kaluar
Periudha 1884-1920

Hasim D. Nivica New Bedford
Hamit Veis Mezhgorani New Bedford
Haxhi Selim Mezhgorani New Bedford
Halil Mezan Mezhgorani New Bedford
Hysen Kurti Gjirokastra New Bedford
Halim K. Bubesi New Bedford
Hamit Seit Dukaj New Bedford
Hasan Muhamet Luzati New Bedford
Haxhi K. Turani New Bedford
Husref Halim EastPittsburg
Halim Bebec EastPittsburg
Hysen Xhuli EastPittsburg
Hafez Sinan EastPittsburg
Hair R. Kuçi EastPittsburg
Hysen Moglica New Florence
Hilmi Belul Hudson
Hysen Axhi Hudson
Hasan R. Rovica Southbridge
Hajdar D. Panariti Waterbury
Hajro Jonuz Koshtani Waterbury
Hasan Sh. Pirgu Waterbury
Halim M. Çorushi Waterbury
Hodo Zyfer Waterbury
Hamit Bajram Bitincka Waterbury
Haki Jashar Bitincka Waterbury
Hysni Z. Vlora Waterbury
Hysen T. Buhali Milwakuee
Hasan Shaban Topojani East Deerfield
Harri John Katundi Saco
Hamit Lumi Marlboro
Hari Naum Jamestown
Hasan Dule Lowell
Hari Vasil Boston
Hetem Hysen New-York
Hysen S. Floqi New-York
Haredin Nevzeza Boston
Hari V. Kaçka Boston
Harallamb Dodi Çikago
Hajdar Soli Buffalo
Hamit Ali Saco
Hysen Halit Zenel Albany
Hari Dhoska New-York
Hysen A. Zëmblaku New-York
Hasaf Hysen New-York
Hysen Goxha Detroit
Hasan Sali Opari Boston
Hari Josef Boston
Harif Ibrahim Damjani Boston
Haxhi Ramo Fitchburg
Hysen Musa Boston
Haki Hamza Boston
Hajdi Kaçari New-York
Hysen Demir Babani New-York
Hysen Emin Piluri Buffalo
Harif Emin Cangonji Saco
Harun Selenica Natick
Hajdër Selim Marlboro
Hysen Musa Bënça New Bedford
Halil Bimi Gjirokastra New Bedford
Hysen Goxha New Bedford
Hidaet A. Lekdushi New Bedford
Hasan Hamza Damsi New Bedford
Hysen Hasan Detroit
Hajdar Korça EastPittsburg
Hazbi Cico EastPittsburg
Haseni Mezin EastPittsburg
Hetem Hasan Kosturi EastPittsburg
Haki Kore EastPittsburg
Hamit Manga New Florence
Hajdar Febi Hudson
Hasim M. Polerat Southbridge
Hasan M. Bitincka Waterbury
Hasan S. Arza Waterbury
Hetem H. Gostivishti Waterbury
Haki B. Nevicishti Waterbury
Hamit S. Smokthina Waterbury
Hasan X. Melova Waterbury
Haxhi M. Gjirokastra Waterbury
Hodo Z. Çorushi Waterbury
Hysni Sh. Mashkullora Waterbury
Halil Picari Lonsdale
Hirakli K. Tsetsi Boston
Haki Glina Lynn
Hari Mano Saco
Haxhi Seit Milwakue
Simon Luarasi Fitchburg
Hari Janaq Jamestown
Hysen K. Kuçi Marlboro
Hasan Haki New-York
Hari Mani New-York
Halim Shaban Lowell
Hajdar Beqiri Worchester
Hysen Ahmet Worchester
Hari Josif Akron
Hidaet Ahmet Detroit
Haxhem Kajta Detroit
Haxhi Seit Albany
Hasan M. Bitincka Albany
Hamdi Iliaz Chami Worches.
Hajdar Alizot Bejkova Natick
Hysni Bajram Natick
Hysen Fejzo Jamestown
Hamza B. Delvina Augusta
Hazbi Hasan Fitchburg
Haki Mustafa Worchester
Hasan Isa Zemblaku Milwauke
Halit Osman Bozhigradi Boston
Hariz Hysen Babani Boston
Hasan Selman Babani Buffalo
Hysen Idriz Koprencka Saco
Hasan Kamber Marlboro
Hysen K. Korça Rockland
Hodo Çorushi New-York
Hamit Haredin Potgorani New-York
Hari Stoja Lynn
Hysen S. Hoxha Worchester
Hysen Ferhat Hosoja Philadelfia
Hamit Lumi Lamestown
Hasan Tafil Rehovica Manchester
Haki Goskova Lowell
Halit Nuredin Floqi Akron
Haxhi Gjebre Hudson
Hajdar Iliaz Dellogoshta Detroit
Hajdar Qifli Manchester
Hilmi Arif Fitchburg
Haxhi Iliaz Korça New-York
Hamit Elmaz Gollobërda North-Grosven.
Haki M. Hoçishti Jamestown
Haxhi Adem Manchester
Hamza Gani Panariti Biddeford
Halit Pupa Boston
Hari Sotir Taunton
Helen Vangjel Marlboro
Hektor Sotir Brockton
Henri Stefan Lake
Harallamb Kirka Franklin
Hari Kristo Trako Gardnier
Hari Themeli Jamestown
Hari Peppo Detroit
Halil Nuri Detroit
Hamit Sumba Detroit
Hibrahim B. Spahiu Detroit
Halil B. Babani Niles
Halil Hasim Boston
Hajrie Xhemali Philadelfia
Hetem Baki Boston
Hane Hima Boston
Hasan Vranishti Attleboro
Harito Klapi Milwaukee
Hysen N. Kosova Natick
Hamit T. Backa Philadelfia
Hysen I. Përenjasi Sent-Louis
Hysen Cane Bubesi New-York
Halim Xh. Plasa Rochdale
Hysen H. Topojani Lowwell
Halit Sh. Gusmari Albany
Hasan D. Vincani Massillon
Hysen R. Qafzezi Frybourg
Hasan V. Milova Canton
Harif R. Këlcyra Lowell
Hasan Hormova Worcester
Hary A. Miller/u New-Bedford
Hary F. Efthim/u Sent-Louis
Hari Sota Tauton
Hasbi T. Potgorani Allston
Hysen Jemin Podgorani Allston
Hasan Myslim Lynn
Hazbi Tahir Manchester
Hajrulla Starja Rochdale
Hysen Këlcyra New-Bedford
Hasan Bëncha New-Bedford
Hasan Haxhi Ohria Boston
Hysen S. Arëza Boston
Haki M. Trashaniku Boston
Hysen Çelo Korona Taunton
Hysen Haçko Picari Biddeford
Hysen Mustafa Zëmblaku Saco
Hidajet A. Lekdushi Milwauke
Hysen Belortaja Boston
Hysen N. Kamenica Jamestown
Hysen R. Korça Jamestown
Hasan A. Roshanji Jamestown
Hasan Seit Panariti Biddeford
Hamit Qatipi Boston
Hari A. Simo Taunton
Haristokli A. Prifti Brockton
Hari George Manchester
Hari Toli Concord
Hari Dhoska Tilton
Hari Naum Rockland
Harallamb Stavri Natse Jamestown
Hilo Hotova Milwakue
Franklin Hari Mani Boston
Hasan Xega Boston
Hysen llaku Boston
Halil Qyteza Cikago
Hairi V. Muzencka Detroit
Habibe Beqiri Philadelfia
Hava Zenelaj Boston
Herkules Trajan Jamestown
Haki R. Kurtesi Canton
Hasan I. Potgorani Marlboro
Hasan D. Zhepova Lowell
Habil M. Backa Springfield
Hysen C. Fratari New-Florenc
Hasbi T. Potgorani Marlboro
Hysni D. Floqi Detroit
Hafus S. Gjirokastra Buffalo
Hajdar J. Këmbëthekri Akron
Haxhi D. Tragjasi Boston
Hysen A. Tragjasi Rochester
Hasbi R. Pavari Madison
Hasan H. Bënja Augusta
Hasan A. Roshanji Manchester
Hary L. Harris/u Natick
Hary A. Simo Tauton
Hysen Y. Koprëncka Niles
Hamit Ajredin Potgorani Allston
Hysen Muharem Ribani Concord
Hysen Shahin Panariti Fitchburg
Hysen Xheladin Manchester
Haxhi R. Nivica New-Bedfor.d
Hysen S. Joxha New-Bedfor.d
Hysen Chacho Lowell
Hysen F. Osja Lowell
Hulusi Libohova Fitchburg
Haxhi Këlcyra Concord
Hasan Vërleni Grosvenordale

*Emrat, që në vend të qytetit kanë shkronjën “L” janë fëmijë të lindur në SHBA.

Please follow and like us: