Albspirit

Media/News/Publishing

130 myslimanë duan referendum: Mos ndryshoni Kushtetutën, duam familje tradicionale (EMRAT)

130 myslimanë duan referendum: Mos ndryshoni Kushtetutën, duam familje tradicionale (EMRAT)

Një grup myslimanësh shqiptarë kanë dalë kundër ndryshimeve që pritet të ndodhin në Kushtetutë e që pritet t’i hapin rrugë martesave mes gjinive të njëjta.

Ndryshimi në nenin 18 të Kushtetutës që vjen si pjesë e reformës në drejtësi dhe fut termin “orientim seksual”, sipas këtyre besimtarëve po bëhet mënyrë të fshehtë. Ata kërkojnë mbajtjen e një referendum ky qytetarët të shprehin mendimin e tyre. Po ashtu, ata dënojnë faktin që Komuniteti Mysliman Shqiptar nuk ka reaguar publikisht. “Me heshtjen e tyre kanë dështuar t’i dalin në mbrojtje institucionit të familjes sipas parimeve tradicionale”, thuhet në reagimin e besimtarëve myslimanë. Në fund të deklaratës besimtarët kanë vendosur emrat e tyre.

Reagimi i plotë:

Ne, një grup besimtarësh myslimanë të Shqipërisë, të shqetësuar nga tentativa e fshehtë për të përfshirë në “Reformën në Drejtësi” edhe ndryshime kushtetuese që nuk kanë të bëjnë aspak me frymën e kësaj reforme, por kanë si qëllim krijimin e një argumenti të pakundërshtueshëm për ndryshimin e nocionit të familjes në Kodin e Familjes, pa përfaqësim nga institucionet që do të duhej të përfaqësonin zërin dhe pikëpamjen e përgjithshme të myslimanëve të Shqipërisë lidhur me këtë çështje,  duke iu bashkuar zërave të arsyeshëm si ato të Kishës Katolike, disa politikanëve, mendimtarëve dhe aktivistëve në mbrojtje të institucionit të familjes tradicionale si e vetmja formë që garanton vazhdimësinë dhe mirëqenien e shoqërisë njerëzore, deklarojmë sa më poshtë vijon:

Propozimi për ndryshimin e nenit 18 të pjesës së dytë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, për mosdiskriminimin, duke shtuar fjalët “orientim seksual”, ka si qëllim të shpallë si antikushtetues Kodin e Familjes dhe të legalizojë martesat mes të njëjtës gjini, të krijojë një bazë kushtetuese të pakundërshtueshme për këto ndryshime, bazë e cila nuk është parë e nevojshme të përfshihet në asnjë kushtetutë të një vendi të lirë e demokratik, përjashtuar kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Ky propozim përbën një tentativë të rëndë për rrëzimin e nocionit të familjes tradicionale, nocion ky tërësisht i përputhshëm me, dhe i pranueshëm në, mjedisin etnik, shpirtëror dhe social të Shqipërisë.

Ashtu si në çdo kushtetutë të një vendi të lirë dhe demokratik, klauzolat për garantimin e barazisë para ligjit dhe mbrojtjen për cilësi të tilla si ngjyra, etnia, feja dhe statusi shoqëror janë më se të mjaftueshme për të siguruar paprekshmërinë dhe padënueshmërinë e gjithkujt, derisa ai të dalë përpara një jurie, të njihet me provat pro dhe kundër, të ketë të drejtën e një mbrojtjeje ligjore dhe të një kompensimi të drejtë.

Përderisa Kushtetuta e Rebublikës së Shqipërisë, në frymë dhe në gërmë, nuk kërkon diskriminimin mbi bazën e seksit, mbrojtja nga diskriminimi seksual mund të realizohet përmes ligjit, njësoj si të gjitha praktikat më liberale të botës lirë dhe demokratike. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nuk krijon asnjë hapësirë për favorizim apo diskriminim mbi bazën e kategorive sociale, etnike, fetare, politike apo seksuale.

Ky propozim për ndryshimin e nenit 18 të Kushtetutës që po futet në paketën e propozimeve për “Reformën në Drejtësi” nuk ka asnjë lidhje me këtë reformë dhe nuk po ndjek asnjë nga praktikat e botës së lirë dhe demokratike që për çështje të tilla madhore, të cilat prekin nocione themelore, ia lënë sovranit të shprehet pro ose kundër tij përmes referendumit, siç ka ndodhur në rastet e Kroacisë dhe Irlandës.

Qëllimshmëria e kësaj nisme për ndryshime kushtetuese bëhet akoma më e qartë kur paralelisht me të zhvillohet një fushatë ekstreme mediatike që synon të promovojë dhe normalizojë perceptimin mbi familjen homoseksuale përmes spotesh publicitare që konsumojnë shkelje të rënda të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, kur promovojnë kryerjen e akteve të ndaluara dhe të dënueshme, si adoptimi i fëmijëve nga çifte të të njëjtës gjini.

Ne u bëjmë thirrje institucioneve të përfshira në diskutimet për “Reformën në Drejtësi”, partive politike, deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, grupeve të ekspertëve dhe palëve të tjera të lidhura të mos përfshijnë në këtë paketë propozimesh ndryshimin e nenit 18 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe t’ia lënë sovranit të shprehet përmes referendumit për këtë çështje.

Njëkohësisht, jemi kundër imponimit të dhunshëm ndaj kuadrit kushtetues të një pikëpamjeje ekstreme të pambështetur dhe të pandeshur në asnjë paradigmë kushtetuese perëndimore lidhur me çështje themelore si kjo e përkufizimit të familjes. Këto ndryshime bien ndesh me moralin, vlerat shpirtërore dhe mjedisin social shqiptar, si dhe kanë për qëllim të ndryshojnë moralin shoqëror përmes ligjit, duke e bërë ligjin burim të moralit, ndërkohë që e anasjella është e vlefshme: morali shoqëror është burim i të drejtës.

Gjithashtu dënojmë mugesën e prononcimit publik të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, organizatave dhe drejtuesve të veprimtarive fetare islame në vend përballë një propozimi të tillë, të cilët me heshtjen e tyre kanë dështuar t’i dalin në mbrojtje institucionit të familjes sipas parimeve tradicionale.

Nënshkruesit:

Vehap Kola, Gerdi Demneri, Klodiana Smajlaj, Durim Kodra, Esmere Kola, Klodjana Malushaj, Ergi Bardhi, Albi Bardhi, Melisa Harusha, Sabina Tufa, Pranvera Kasamaj, Kastriot Qema, Jetmir Korbi, Anisa Smajlaj, Eltjon Kuptrija, Besmir Gëziqi, Fluturim Nela, Desantila Cengu, Sajmir Hurdha, Endrit Nasufi, Dhurata Nasufi, Brixhida Muça, Gentjan Masha, Ermira Muça, Alket Bllaci, Klodiana Bllaci, Ervin Metani, Sonila Mujo, Ermilis Muça, Edmond Hidri, Florjana Kondaj, Arben Kondaj, Anila Alla, Agron Nasufi, Fatbardha Nasufi, Dritan Bekteshi, Lubjana Bekteshi, Lutfie Mulleti, Selman Mulleti, Allaman Mulleti, Pranvera Mulleti, Qerim Masha, Gentjan Shehi, Hasan Shehi, Marsida Shehi, Florian Bogdani, Adnand Hoxhalli, Sabri Hidri, Arben Hidri, Rudina Hidri, Liri Naci, Gezim Mulleti, Adriatik Cakalli, Zamira Cakalli, Altin Veisllari, Ilber Puci, Ilirjan Hajno, Merita Hajno, Safet Hoxha, Diana Syla, Juliana Qiriaqi, Vjollca Muça, Lutfije Muça, Afrim Bilali, Genc Çurgu, Ermelinda Tarelli,Pranvera Hoshja, Astrit Muça, Xhemile Picari, Krenilda Bushi, Blerta Balliu, Jonida Tusha, Brunilda Roda, Enkel Tusha, Arjana Fida, Sonila Saliaj, Oriona Beka, Esmeralda Bajaziti, Aida Kalamishi, Zija Erkoçaj, Teuta Erkoçaj, Bekim Erkoçaj, Elda Erkoçaj, Bekim Erkoçaj, Izmira Erkoçaj, Kujtim Mejdolli, Halide Mejdolli, Ervis Mejdolli, Aurora Mejdolli, Erald Sula, Edlira Çela, Lirie Mema, Qamil Fejza, Esma Fejza, Hurmet Noka, Neritan Bajaziti, Bujar Abdurrahmani, Marjus Abdurrahmani, Suzana Abdurrahmani, Myhyrie Mece, Hasan Beka, Arben Tusha, Taulant Çela, Muhamed Krasniqi, Blerta Ibrahimi, Nadire Krasniqi, Jasemina Dibra, Gezim Dibra, Mihane Dibra, Adriana Dibra, Kadrije Krasniqi, Lumnije Krasniqi, Fejzullah Krasniqi, Zibushe Krasniqi, Kujtim Krasniqi, Kiti Shabanaj, Fation Biduli, Edlira Shabanaj, Valter Shabanaj, Oltion Shabanaj, Griselda Dajlanaj, Denis Dajlanaj, Armando Dajlanaj, Eriona Xhaferraj, Anjeza Xhaferrajm Anjeza Bonjaxhiu, Ritvana Vathaj, Adnand Ramadhi dhe Gentjan Fejzullaj.

Please follow and like us: