Arbjola Halimi sulmon Sorosianët/ Po ata të PD-së?
Deputetja demokrate Arbjola Halimi ka sulmuar një nga politikanët e rinj të promovuar nga Xhorxh Soros. Bëhet fjalë për Kryebashkiakun Erion Veliaj, të cilit Halimi i ka kërkuar të matet mirë para se të flasë për Presidentin e Republikës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Halimi shkruan “Skilipec sorosian, sorrian. Lahu mire kur flet per Presidentin e Republikes, para e prapa, se je aq i zhulosur sa ska detergjent qe te pastron. Zhele partie, bashkie e kryeministrie”, përfundon Halimi. Por mesa duket deputetja demokrate ka harruar një detaj shumë të rëndëshishëm. Në grupin e “sorosianëve” bëjnë pjesë edhe disa prej eksponentëve të Partisë Demokratike, madje të mbështetur dhe emëruar në pozicione drejtuese nga Kryetari Lulzim Basha. Më herët, avokati Altin Goxhaj ka deklaruar se “sorosianët” e PD-së ndër të tjerë janë Ervin Salianji, Grida Duma, Enno Bozdo, Fatbardh Kadilli.