Pas debateve lidhur me lejen e dhënë per ndërtimin e kompleksit te pallateve pranë digës se liqenit ne kryeqytet, Bashkia e Tiranës akuzon kreun e demokrateve Lulzim Basha. Ne nje njoftim per shtyp, thuhet se Basha ka dhënë kete leje ndërtimi ne kundërshtim me te gjitha rregullat e ligjet kur ka drejtuar bashkinë e kryeqytetit. Bashkia pretendon se leja është firmosur edhe pse kishte 2 muaj qe ishte marre vendimi per moratoriumin e ndalimit te ndërtimeve. Kjo leje thekson bashkia është dhënë ne kundërshtim me vendimin e Komitetit Kombëtar te Digave, i cili e konsideronte te rrezikshëm kete ndërtim dhe ne nje kohe qe ende nuk ishte hartuar plani i detajuar vendor. Edhe kryeministri Rama ka dale ne mbrojtje te krybashkiakut Veliaj lidhur me protestën qe zhvilloi bashkia nje dite me pare ne Gjykatën Administrative. Rama thotë qe dikush t’u tregoje shejtan-budallenjve se si protestojnë kryebashkiaket dhe guvernatorët ne SHBA.
Please follow and like us: