Albspirit

Media/News/Publishing

Domethënia e 14 ëndrrave më të zakonshme: Pse janë të rëndësishme

Simbolet e 14 ëndrrave më të zakonshme: Pse janë të rëndësishme

Çfarë kuptimi ka kur rrëzoheni në ëndërr, por kur shikoni një makinë, apo kur shikoni një bebe? Po kur jeni lakuriq apo ëndërroni për seks? Këto e shumë të tjera, zbuloni simbolet e ëndrrave që shikoni gjatë gjumit.  

Për 90 minuta, ose dy orë çdo natë, çdo person në Tokë ëndërron. Ndonjëherë ëndrrat janë thjesht të kuptueshme për shembull: kur një mik që ke kohë pa e takuar të shfaqet, apo një plazh i bukur ekzotik, apo një llotari e fituar. Por ëndrra jo gjithmonë tregojnë një histori të thjeshtë, dhe fusha e hulumtimit të ëndrrave bëhet edhe më interesante, kur njerëz nga kultura dhe prejardhje të ndryshme raportojnë se kanë ëndrra të ngjashme. “Ëndrrat janë një gjuhë universale, duke krijuar imazhe të përpunuara nga emocionet e njeriut,” shpjegon Suzanne Bergmann, një punonjëse sociale dhe studiuese e ëndrrave për më shumë se 16 vjet. Bergmann ka identifikuar 14 imazhe të përbashkëta të gjetura në ëndrrat e postuara në të dhënat e Dreams Cloud. “Nuk ekziston një kuptim i vetëm definitiv për simbolet dhe imazhet e ëndrrave”. Ja disa nga shpjegimet e ëndrrave:

1 – Të ndiqesh nga të tjerët

1

Ankthi që ndjejmë në këtë lloj ëndrre është shumë i gjallë, dhe pradaj e kemi më të lehtë ta mbajmë mend. Kjo ëndërr na del jo kur po na ndjek dikush, por nga frika prej gjërave prej të cilave largohemi.

2 – Uji

2

Uji shpesh përfaqëson emocionet tona dhe mendjet tona pa ndjenja. Cilësia e ujit shpesh ofron një pasqyrë se si ne po menaxhojmë emocionet tona.

3 – Mjetet e transportit

3

Qoftë makinë, avion, tren apo anije, makinat në ëndrrat tona reflektojnë se cilin drejtim ne e ndjejmë se po merr jeta jonë, dhe sa kontroll ne mendojmë që kemi për rrugën tonë

4 – Njerëzit

4

Të shohësh njerëz në ëndërr shpesh është reflektim i aspekteve të vetes. Njerëzit në ëndërr mund të lidhen me karakteristikat që ne kemi nevojë të zhvillohemi. Njerëz specifikë lidhen me marrëdhënien ekzistuese që ke me personin në fjalë. Të ëndërrosh për një të dashur është simbol i mungesës.

5 – Shkolla ose klasa

5

Është situatë e zakonshme për njerëzit të shohin në ëndërr shkollën ose klasën, shpesh të konfrontuar me një test për të cilin ato nuk janë të përgatitur.

6 – Paralizë

6

E panjohur për shumicën e njerëzve, trupi ndeshet me një formë paralize gjatë ëndrrës, që parandalon të kryhen veprimet fizike që ndodhin në ëndërr, prandaj ëndrrat për paralizën shpesh përfaqësojnë kohën mes fazës së gjumit dhe zgjimit.

7 – Vdekja

7

Edhe pse vdekja perceptohet shpesh si negative, ajo është e lidhur me ndryshimet dramatike që po ndodhin për atë që po ëndërron, fundi i diçkaje për fillimin e diçkaje tjetër.

8 – Fluturimi

8

Të fluturosh në ëndërr, lidhet me faktin se sa kontroll ne ndjejmë se kemi me jetët tona, dhe nëse kemi vetë-besim apo jemi të aftë për të arritur qëllimet tona.

9 – Të rënit

9

Jo të gjitha ëndrrat me rënie janë të frikshme dhe negative. Disa ëndërrues raportojnë një lloj rënieje të ngadaltë që tregon qetësinë dhe aftësinë për t’i lënë gjërat të shkojnë. Ndërsa kur bie papritur nga lartësi të mëdha, tregon se diçka po të zgjon nga jeta.

10 – Lakuriqësia

10

Ekspozimi emocional dhe psikologjik shprehet shpesh në ëndrra nëpërmjet lakuriqësisë. Pjesa e trupit që ekspozohet mund të të japë më shumë emocion pasi ëndrrat po na ndihmojnë të kuptojmë.

11 – Bebe

11

Të ëndërrosh për një bebe shpesh përfaqëson diçka të re: Mund të jetë një ide e re, një projekt i ri në punë, një zhvillim i ri apo potencial për rritje në një fushë të caktuar të jetës.

12 – Ushqim

12

Ushqimi simbolizon energjinë, diturinë dhe është e lidhur me intelektin, emocionet dhe gjendjen tonë shpirtërore. Ushqimi gjithashtu mund të jetë një manifestim i shprehjeve “mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë”.

13 – Shtëpi

13

Shtëpitë shpesh përfaqësojnë mendjen e ëndërrimtarëve. Kate të ndryshme apo dhomat mund të lidhen me aspekte të ndryshme të një individi. Bazamenti shpesh përfaqëson çfarë është neglizhuar, apo në çfarë aspekti të jetë ëndërrimtari nuk po ecën në rrugën e duhur.

14 – Seksi

14

Seksi në ëndërr mund të jetë thjeshtë një shprehje seksuale. Por ëndrrat rreth seksit gjithashtu simbolizojnë lidhjet intime me veten dhe të tjerët dhe integrimin figurativ të informacionit të ri. /TO/

Please follow and like us: