Goditet ueb-faqja e mafies shqiptare, urdhrat për vrasje, mesazhet
Hakimi i faqeve në internet është thuajse diçka normale rreth e rrotull botës. Pjesa më e madhe e shtypit fokusohet tek faqet popullore, rrallë preken “faqet e errëta”. Një prej tyre është “Dark Web”, ose “Faqja e errësirës”.
Një faqe e tillë e quajtur “Besa Mafia” është hakuar së fundit ku hakersat kanë marrë bazën e të dhënave dhe duke bërë të mundur informacionin të arritshëm për të gjithë. Çfarë është një faqe e tillë? Përdoren nga kriminelët për qëllime e tyre të errëta.
Faqja “Besa Mafia” ka lidhje me mafien shqiptare. Të dhënat e publikuara përmbajnë llogaritë e përdoruesve, mesazhet personale, e deri tek “urdhrat për të goditur” në dosjet e posaçme me emrin “viktima”.
Faqja përmban edhe rreth 60 foto të viktimave dhe vendet ku jepen urdhrat për të goditur. Deri më tani kanë rrjedhur emrat e më shumë 250 përdoruesve, adresat e e-mail-ve, fjalëkalimet dhe shkarkimet e tyre.
Shkarkimet zbulojnë 38 urdhra të posaçëm dhe 2,682 mesazhe personale. Të dhënat u ngarkuan në internet në faqen Files.fm më 23 prill, duke kaluar më tej në shërbimin Siph0n, gjë që u vu në pah fillimisht nga Risk Based Security.
Rekrutimet:
Besa ka një mënyrë unike për të rekrutuar anëtarët që aplikojnë për të qenë sulmues dhe për të kryer veprat penale. Urdhrat përfshijnë vjedhje makinash ose shkatërrim të tyre, duke përçuar edhe një mesazh të veçantë personal si dhe filmimin për dëshmi.