In memoriam Karol WOJTYLA
Karol Wojtila, ose ish Papa i Romës, ishte gjithashtu një prej figurave më të rëndësishme të krejt njerëzimit. Më poshtë po japim disa nga krijimet e tij.
DUKE MENDUAR PËR ATDHEUN…
Atdheu – kur mendoj – atëhere shpreh vetveten
dhe rrënjosem
për këtë më flet zemra sikur një kufi i fshehur
që më shpie tek të tjerët
që të na rrëmbej me të kaluarën e kahershme
prej kah unë shfaqem…kur mendoj Atdheu –
që ta mbyllja si thesar
në vetvete
ndaj gjithnjë pyes… si ta shumëzoja si ta zgjeroja
këtë hapësirë të mbushur të paanë.
STANISLAV
Toka përshkohet në dritare
përshkohen drurë e fusha
e gjethet e mbuluara me borë
Pastaj prap blerimi i sapocelur
i pjekur dhe i shuar si qiriu.
Toka polake përshkohet
në të bleruar – e zbardhëllyer në borë
Pastaj endacaku – shtektar – e thith
e fundin nuk e gjen kurrë
As zogjtë që ikin fluturimthi
ndaj aeroplani për një cast
përpin hapësirën –
Atdheun e mbyll në kuadratin e vet
Tokë e bashkimit të vështirë. Tokë e njerëzve
në të kërkuarit e shtigjeve të veta
Toke e ndarjes së dytë ndërmjet princërve
të të njëjtit fis
Tokë e flijimit të lirisë së cdonjërit
ndaj të gjithve
Tokë e copëtuar thuajse përmes gjashtë brezërish
e copëtuar në harta të botës
në sa e sa fate të bijve të vet
Tokë e copëtuar dhe aq e bashkuar
në zemra të Polakëve
si asnjëra.
BREGU I QETËSISË
Derisa detin qafon
me bebëzat e hapura të syve
dhe dallgët e shqetësuara
gjithnjë duket se në ty po fundosen
të gjitha thellësitë
e detit që banon në mua
me qetësinë e mbërthyer rreth e qark
dhe ftohtësinë
Fundosesh, fundosesh!
pastaj përkulesh e shket
më ngadalë
dhe ndien fare trokëllime hapash
në të cilën grumbullohen duke drithëruar
vetëm shpirti, shpirti i njeriut
kredhur në një pikë të vogël
ai shpirt i rrëmbyer në rrymë
E tillë nuk është ajo dritë
Atëhere kur deti shpejt të fsheh në thellësi
dhe të shkrin në thellësine e heshtur
– drita nga dallgë të shqetësuara humbet
dhe më ngadalë më nuk ka det ndërsa mbetet vetem shkëlqimi.
Atëhere shih në pasqyra të largëta të afërta
sheh hijen tënde
Se si fshihesh në këtë Dritë
që për vogëlsira është e tejdukshme
prej kah mbetet vetëm shkëlqimi
pastaj – shih vetveten. Ja Miku,
i cili është vecse një shkëndijë dhe tërë
një shkëlqim.
llamburitës në shkëndija të papara
dhe nuk ndien se je i mbërthyer me Dashuri.
Dashuria gjithcka më ka shpjeguar
dashuria gjithcka ka zgjidhur
ndaj e admiroj këtë Dashuri
ngado që frymon
Ndërsa jam bërë rrafshirë për rjedhjën
e qetë të hapur
në të cilën nuk ka asgjë as nga oshëtimë dallgësh
as nga trungu i ylbertë
sa më shumë ka në dallgët e shqetësuara
e cila në thellësira dritën zbulon
dhe këtë shkëlqim prapë frymon
Ndaj, në këtë qetësi i fshehur jam unë – gjethi
liruar erërash
nuk shqetësohem më për asnjë dritë të humbur
thellësive të paprekura të detit.
Atëbote kur Zoti gjakon është porsi lulja
i etur për ngrohtësi diellore
Ndaj, zbrit në bregun tim, o Dritë
thellësive të paprekura brigjeve të qetësisë
Flaka e ndezur
as afër as larg qiellit
mbaje mend, zemër, ky është vështrimi,
në të cilën ty të pret amshimi
Përkulu zemër, përkulu, diell bregdetar
mbuluar thellësive të syve
mes lulesh të bukura
mes një trendafili
Cfarë domethënë, aq vështroi, kur asgjë nuk shoh
kur tej horizontit të paanë zogu i mbrëmë fluturoi
kur dallgët e detit fshehkan
thellësive të paprekura.
Një mugëtirë rreth e qark mbuluaka bregun e
qetësinë
gjithnjë e më pak shoh
ai diell në të perënduar
më ngadalë bie
ndërsa ai imazh i tërë kredhet në mua.
Ndaj në mugëtirë ka aq dritë
sa jeta ka në trendafilin e celur
sa Zota
në brigjet e shpirtit.