Albspirit

Media/News/Publishing

 Kanadezët, fitues për kërkimin e naftës në afërsi të Durrësit

Kompania Kanadeze Zenit Energy është shpallur fituesja për kërkimin e naftës në bllokun tokësor C.

Njoftimi i publikuar në faqen e kompanisë konfirmon se ka marrë të drejtën e eksplorimit në zonën në afërsi të Durrësit ku studimet paraprake tregojnë se ka rezerva të konsiderueshme gazi.

Por krahas njoftimit nga ana e kompanisë , lajmi eshte konfirmuar edhe nga ministria e energjise dhe industrise, e cila e vlereson kompanine kanadeze Zenith Energy për kapacitet që ofron në këtë fushë.

Nga studimet paraprake të kompanise për bllokun C, rezulton se kjo zonë përfshirë dhe fushën Divjakë – Ballaj, mund të ketë deri në 2.2 miliardë metër kub gaz.

Blloku C ndohet ne jug të Durrësit dhe zë një territor prej 900 kilometrash katrorë.

Tenderi për dhënien e koncesionit të kësaj zone është hapur një vit më parë nga ministria e energjisë së bashku me 6 blloqe të tjera hidrokarbure.

Kompania kanadeze Zenith Energy fiton këtë konçesion në një kohë që kompania Bankers Petrolium një tjetër kompani kanadeze ka njoftuar shitjen e aksioneve dhe në një kohë që po diskutohet largimi i investitorëve të huaj serioz.

Please follow and like us: