Albspirit

Media/News/Publishing

Kanionet e Osumit, një destinacion i përhershëm sportiv

 

Jo vetëm në fundjavë, por edhe në ditë të zakonshme për aventurierët sportiv kanionet e Osumit mbeten një destinacion i përhershëm.

kanionet e osumit3.jpg

Kanionet e Osumit mbeten një destinacion i përhershëm për sportet e ujit.

Jo vetëm në fundjavë por edhe në ditë të zakonshme drejt tyre vërshojnë amatorë pasionantë pas aventurës së raftingut.

Që prej javës së fundit të muajit mars e në vazhdim, çdo fundjavë, po edhe në  ditë jave, ka pasur aktivitete raftingu në kanionet e këtij lumi. Pjesëmarrësit janë turistë vendas dhe të huaj, të rinj dhe të moshave të tjera që lundrojnë në rrymat dhe shtigjet e ngushta shkëmbore gjatë rrjedhës së tij.

Bukuria e këtyre kanioneve, si një nga Monumentet e Natyrës, janë një vlerë e shtuar në turizmin shqiptar. Emocionet e përfituara gjatë vozitjeve me barka përmes tyre dhe kontakti me ujin, bëjnë një ditë ose fundjavë tepër argëtuese dhe me kujtime të bukura. Kësaj i shtohen edhe monumentet e kulturës apo ato historike që gjenden në këtë rrjedhë. Ushqimi i veçantë i zonës, ku vendin e parë e zë mishi i kecit apo qengjit të shoqëruar me rakinë e famshme të Skraparit është një tjetër motiv për të udhëtuar drejt kësaj rrjedhe me hone shkëmbore e ujë të rrëmbyeshëm.

Please follow and like us: