Albspirit

Media/News/Publishing

Komuniteti LGBT kërkon ndryshim në paragrafin e bashkëjetesës

Nga: Manjola Hasa
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=m78e71hBHkA]

Komuniteti LGBT kërkon nga Qeveria të bëjë ndryshime në kodin e familjes, duke i hapur rrugë bashkëjetesës ligjore mes partnerëve homoseksualë. Por, komunitet fetare në vendin tonë si Kisha Katolike dhe Komuniteti Mysliman shprehen kategorisht kundër ndryshimeve ligjore me argumentin se cënohet rëndë institucioni i familjes. Zëra kundër këtyre ndyshimeve ka dhe në rradhët e deputetëve të parlamentit të Shqipërisë. Deputetja Mesila Doda thotë se forca politike që ajo përfaqëson, PDIU, refuzon të votojë ndyshime në Kushtetutë që cënojnë familjen dhe i hapin rrugë bashkëjetesës mes çifteve të të njëjtit seks.

Këto janë dy nenet në kodin e familjes që propozohen për ndryshim nga komuniteti LGBT, në paragrafin e bashkëjetesës që përcaktohet si bashkim mes burrit dhe gruas, të shtohen edhe personat që kanë orientim seksual ndaj të njëjtës gjini.

Propozimet të kësaj natyre janë bërë prej tre viteve, por nuk janë përfshirë ende në kodin e familjes.

Xheni Karaj, komuniteti LGBT: “Nuk flasim për martesat por flasim për njohjen e bashkëjetesave midis personave të të njëjtit seks. Ka ardhur momenti që politikanët tanë të tregohen të guximshëm dhe mos ta maxhinalizojnë familjen LGBT”.

Propozimi i LGBT ndesh me kundërshtimin e të paktën 2 komuniteve fetare.

Bazuar në parimet e religjonit të librave e shenjtë, Kisha Katolike në Shqipëri dhe Komuniteti Mysliman e konsiderojnë një hap të tillë ligjor si cënues të institucionit më të shenjtë të shoqërisë, familjes.

Monsignor George Frendo: “Nga pikpamja e fëmijëve, si duhet të quhen babë e babë? Baba numër një e baba numër dy? Nëna numër një, nëna numër dy?”

Oltion Kola:“Martesa është lidhja mes burrit dhe gruas. Për mosdiskriminimin e një pjese të shoqërisë duhet të jemi të kujdesshëm, të mos rrënojmë pikërisht themelin ose themelet e mbarëshoqërisë: familja”.

Edhe vota në Kuvend në favor të këtij ndryshimi është një sfidë që duhet të kapërcejë disa qëndrime të forta kundër.

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, u shpreh ashpër kundër asaj që e quan prekje të familjes.

 Doda:“Unë refuzoj me çfarëdo lloj kushti që mund të votoj një nen tjetër i cili prek thelbin e sistemit tonë shoqëror. Ky është qëndrimi i grupit parlamentar të PDIU”.

Nëse do të arrijnë ta kalojnë provën e vështirë të miratimit në Parlament, ndryshimet në kodin e familjes do t’i hapin rrugë edhe birësimit të fëmijëve dhe të drejtën e trashëgimisë së çifteve gay dhe lesbikë.

Please follow and like us: