Kongresi i FIFA diskuton kërkesën e Kosovës për pranim
Kërkesa e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) për pranim në FIFA është një nga pikat që do të diskutohet sot në Kongresin e shtëpisë më të madhe të futbollit botëror.
Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) besojnë se Kosova pas pranimit në UEFA, do të pranohet edhe në FIFA. Eroll Salihu, sekretar i FFK-së, tha për Kosova Press-in, se Kosova do të pranohet në FIFA, edhe pse ai pret kundërshtim të fuqishme nga kundërshtarët e Kosovës, ashtu siç ndodhi edhe në Kongresin e Budapestit.
“Konkretisht presim që Kosova të bëhet anëtare e 2010-të e FIFA-së. Ju e dini, e patë vet se çfarë procesi i vështirë ishte në Budapest, çfarë probleme ka pasur të kalojë, sepse ka pasur probleme statutore, ligjore, politike e tjera, mirëpo ai ka qenë vendimi më i rëndësishëm”, u shpreh Salihu.
Në fakt, vijon ai, në Kongresin e FIFA-së i plotësojmë gjitha kushtet ligjore.
“Gjibraltari e ka fituar të drejtën nga KAS-i, ndërsa Kosova e ka fituar të drejtën ligjore nga vetë Konfederatat respektive në UEFA, prandaj nuk duhet të kishte problem, megjithatë, presim kundërshtime të rrepta nga ata që janë kundërshtarë të Kosovës në aspektin sportiv, por unë mendoj se kësaj here, sepse është më shumë çështje formale, Kosova do të bëhet anëtare më drejta të plota e FIFA-së”, thekson Salihu.