Konsumi i bathës, Mjekët japin alarmin: Dhjetëra raste helmimi
Në Fier mjekët japin alarmin për shtimin e rasteve me sëmundje të gjakut, të prekur pas konsumimit të bathës. Bluzat e bardha apelojnë edhe për gjak, pasi janë ndodhur në vështirësi nga mungesa në Spitalin Rajonal të Fierit.
Mjekët e Fierit japin alarmin për kujdes ndaj konsumimit të bathëve, pas paraqitjes në spital, të të paktën 10 personave që kanë shfaqur probleme të rënda shëndetësore vetëm këtë javë.
Sipas mjekut hematolog, Erblin Dollakaj, një prej pacientëve është një fëmijë që është dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Bluzat e bardha apelojnë për gjak, pasi janë gjendur në vështirësi nga mungesa e gjakut.
Erblin Dollakaj: “ Ka disa persona që kanë deficit dhe kur konsumojnë bathë aktivizojnë një proces që quhet shkatërrim i parakohshëm i rruazave të kuqe. Duke marrë shkasë nga rastet në Urgjencë që vazhdojnë shtohen, thirrje për popullin që mos të konsumojnë bathë sepse nuk ka asgjë të mirë përveçse të këqijat që paraqet ajo. Ditë për ditë ka patur nga një rast dhe dominon kryesisht paraqitja natën. Vijnë tepër vonë sepse qëndrojnë dhe katër ose pesë ditë në shtëpi pas konsumimit të bathës”.