Albspirit

Media/News/Publishing

Kush ishin 11 përfaqësuesit e Shqipërisë në SHBA nga viti 1921-1939

Ambasada e SHBA në Tiranë, e para ndërtesë që qeveria amerikane ndërtonte në një vend të huaj

Nga Viron Prodani

 

Kristo Kirka, përfaqësuesi i parë i Shqipërisë në SHBA

Më 28 korrik 1922, u vendosën marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA-ve. Ky vendim ka ardhur natyrshëm pas vetos që presidenti amerikan Thomas Woodro Willson vuri në Konferencën e Paqes në Paris duke i rikthyer pavarësinë Shqipërisë.

Në mënyrë kronologjike, ata që kanë punuar përfaqësues të SHBA-ve në Shqipëri janë:

– Ulysses Grant Smith 22 shtator 1922 – 08 shkurt 1925

– Charles C. Hart 27 maj 1925 – 12 dhjetor 1929

– Herman Berstein 17 shkur 1930 – 24 shtator 1933

– Post Wheler 28 nëntor 1933 – 01 nëntor 1934

– Hugh G. Grant 09 gusht 1935 – 08 prill 1939

 

Përfaqësues të shtetit shqiptar në SHBA kanë qenë:

– Kristo Kirka, Komisar i Shqipërisë 1921

Konsull në Boston 1924

 

Kostandin Cekrezi

– Kostandin Cekrezi, Ambasador në Përfaqësinë Diplomatike New York 1921-1922

– Faik Konica Ambasador, Ministër Fuqiplotë në New York 1926-1939

– Koço Tashko, Konsull në Konsullatën New York 1922-1923

– Avdyl Sula, Konsull në Konsullatën New York 1923-1925

– Fazlli Frashëri, Konsull në Konsullatën New York 1925

– Haki Blloshmi, Konsull në Konsullatën Boston 1925-1929

– George N. Prifti, Konsull në Boston 1923-1930

– Fan Noli, Ambasador në OKB 1921-1922

– Mehdi Frashëri, Ambasador në OKB 1926-1929

– Lec Kurti, Ambasador në OKB 1930-1935

Legata amerikane në Tiranë u mbyll zyrtarisht më 16 shtator 1939 dhe diplomati Grant u largua më 27 shtator 1939. Për 52 vjet, asnjë diplomat amerikan dhe shqiptar nuk vunë këmbë në Shqipëri dhe SHBA. Më 15 mars 1991, këto marrëdhënie u rikthyen dhe William Rajerson do të ishte ambasadori i parë amerikan pas rivendosjes së këtyre marrëdhënieve.

Mbi ndërtimin dhe inaugurimin e godinës të Legatës Amerikane

Të shtunën, më 21 gusht 1926 gazeta “Zëri i Korçës” njofton:

“Amerika voton 60.000 dollarë për një shtëpi për Legatën në Tiranë.”

“Guverna amerikane votoi 60.000 dollarë për ndërtimin e një shtëpie të tillë. Autorizimi për të harxhuar këtë shumë u bë më 15 korrik, dhe puna e ndërtimit do të niset sa më shpejt.”

emigracioni_A4-201 copy

Në njoftimin e datës 27.02.1927, gazeta “Telegraf” shkruan:

“Legata Amerikane bleu tokën e saj. Do të përbëhet prej 10 dynymë vend. Toka që bleu Legata Amerikane përbëhet nga dy pjesë të ngjitura që ndodhen në Rrugën e Vjetër të Elbasanit, n’atë rrugë të cilën e rrihnin Legjionet e Perandorisë Romake që vinin nga Italia në Kostandinopojë dhe në viset e tejme të Lindjes. Qeveria e SHBA ka votue 60.000 dollarë d.m.th. 15.000 napolona për ndërtimin e godinës së Legatës së re e cila ka me qënë jo vetëm e para Legatë e huaj që ndërtohet në Shqipëri por edhe e para ndërtesë Legate që ngreh Qeveria e SHBA në një vend të huaj.”

Më 6 nëntor 1930 në Uashington, Presidenti i SHBA. Herbert Hoover caktoi ditën e enjte datë 27 nëntor 1930 si ditë kombëtare për të shfaqur falenderime “Ditën e Falenderimeve”. Po të enjten e datës 27 nëntor 1930 u inagurua godina e Legatës Amerikane. Në inaugurim mori pjesë edhe N.M. Tij Mbreti i Shqiptarëve Ahmet Zogu dhe kryeministri Pandeli Evangjeli. Në fjalën e tij Ministri Fuqiplotë i SHBA z. Herman Bernstein ndërmjet të tjerave tha: “Në vitin 155 të Indipendencës të SHBA dhe Ditës së Falënderimeve dedikojmë Legatën Amerikane të re në Shqipëri. Kjo është e para Legatë që u ndërtua prej Qeverisë Amerikane në një vend të huaj prej kredisë së dhënë me anën e Propozimit Porter për të konstruktuar Ambasada, Legata dhe Konsullata Amerikane në shtete të ndryshme. Por kjo është e para që u kompletua.”

Më 22 shkurt 1932, në 200 vjetorin e lindjes së George Washingtonit, Legata Amerikane bëri një pritje ku morën pjesë personalitete shqiptare dhe përfaqësitë diplomatike europiane. Pas fjalimit, z. Berstein në oborrin e Legatës mbolli dy fidana nga fara e arrës të mbjellë nga G. Washingtoni në kopshtin e tij në Mount Vernon: “Simbol i shpirtit të George Washingtonit në atdheun e Gjergj Kastriotit.”

Momente të tjera diplomatike:

Më 18.08.1925, i dërguari jashtëzakonshëm, Ministri Fuqiplotë Amerikan në Shqipëri tregon vullnetin e mirë të SHBA. për të forcuar miqësinë dhe besimin ndaj Shqipërisë. Më 16.09. 1928, Ministri i Jashtëm në SHBA mori aktin e ndërrimit të formës së Shtetit Shqiptar në Mbretëri dhe hipjen në fron të N.M. Tij. Zogu i I-rë Mbreti i Shqiptarëve. SHBA deklarojnë se do të vazhdojnë marrëdhëniet diplomatike me Qeverinë e Mbretërisë Shqiptare. Parlamenti shqiptar, me shkresën No. 200, datë 22.11.1935 miratoi “ Traktatin e Ekstradimit” të lidhur me shtetin e SHBA. Ky traktat, do t’u vinte në ndihmë organeve të drejtësisë për ekstradimin e të arratisurve që i shmangeshin drejtësisë.

***

Emrat e 25 mijë emigrantëve shqiptarë në SHBA sipas periudhave dhe rendit alfabetik

Periudha 1884-1920

Ali Zani Waterville
Ari Isa New York
Ameli Dalip Zbaqi Massillon
Ali G. Arza New-Bedford
Ali Ibrahim East-Pitsburg
Arsllan Hsen Elarm
Andon R. Lusnja Southbrige
Ali M. Zvezda Waterbury
Asllan Picari Lonsdale
Apostol Theodhor Boston
Adham Petro Josif L.
Anne Gjergji Suli L.
Athina Pandi Limoni L.
Aferduta H. Bilishti L.
Arthur Kostandin Peto L.
Anastas Vangjel Apostol L.
Albert Miko Kokalari L.
Ajdin Asllani Boston
Anastas Kano Milwuke
Andon V. Lito Milwuake
Andon Dibra Milwuake
Anastas Fero Philadelfia
Argjior Viso Saco
Abaz Alizot Cami New York
Asan Kasemi Plasa Boston
Alqi Papadhopulli New York
Alas Polena Cleveland
Atil Cipani Boston
Athanas V. Kolaci Southbridge
Arif Shaqiri New York
Arif Hikmeti Cleveland
Adem Myslim Buta Boston
Asan Bitincaka Waterbury
Aferdita T. Nicho Boston
Abaz B. Bolena Braddock
Ali Z. CHAMI Boston
Ahmet R. Korca Canton
Ahmet M. Vincani Canton
Adem Elmaz Canton
Abdul V. Voshtina Canton
Angelo Sotir Boston
Andrea Kristo Lara L.
Angjelina Greco Natick
Andon Luka Boston
Andromeda Greco Boston
Aristidh Kuri Pittsburg
Ariana Anesti Dhima Detroit
Ali Muharem Mallison
Abdulla Sejet Boston
Aleks Thoma Kovaci Southbrige
Andrea Vangje Janka Southbrige
Apostol Nikolla Xheka Southbrige
Andrea Vangjel Vithkuqi Southbrige
Athanas Dini Villkuqi Southbrige
Apostol Lubonja Southbrige
Andrea Daka Detroit
Andrea N. Jamo Detroit
Bahri Iljaz Omari
Bilbil Mustafa Saint-Louis
Batjarv Ymeri Saco
Brahim Duro Seno Pittsburg
Belul Zenel Ugdushi Boston
Besim Halim Cikago
Baki Nexhip New-York
Bido Tahir Voskopi Biddeford
Bahri Topore NewYork
Baktash Cakrani Concord
Bektash Esad Wallaceburg
Besim A. Goskova Canton
Bedo Abdyl New- Bedford
Besim Adem Bilisht Bideford
Beshir Kasem Goskova Salt-Lake
Bektash Zyber Lumalasi Salt-Lake
Baki Ambeli Argo Worchester
Bektash S. Backa Worcester
Beqir Myslim Augusto
Bektash M. Gjergjevica Augusta
Bedri Q. Kozeli Niles
Bajram Brahi Permeti Biddeford
Banush Fetah Permeti Beddeford
Bektash Hamit Biddeford
Bajram Veliko Biddeford
Besim Beqir Piluri Beddiford
Besim Sali Vishocica North Gros
Bahri Kokona New york
Bahri A. Vincari Canton
Bello Bilbil Nivica New Bedoford
Bektash Corushi New Bedoford
Bektash Muharem Areza New Bedoford
Belul Hasan Turani New Bedoford
Braho Toto East Pittsburgurgh
Bilush Xhafer East Pittsburgurgh
Bexhet Mersin Hudson
Brahim R. Cepani Southbridge
Besim Arap Bitincka Waterbury
Behari B .Progonati Lonsdale
Bektash Sefedin Laconia-Ashl
Barjam Sadik Brockton
Bardho Lami Saco
Baftjar Jonuz Bobari Lowell
Brahim Besim Babani Chicagop
Banush Fetah Boston
Beqir Ibrahim Dishnica Lowell
Baftjar Asllan Goskova Akron
Bari Topori Saco
Bektash Xhafer Vincani Buffalo
Beqir Hamet Jamestown
Brahim Veliko Manchester
Baxhet M. Permei Detroit
Beqir Velo Tragjasi Buffalo
B. J. Bolena Rockland
Ali Alush New- Florenc
Besim Adem Bilisht Biddeford
Bilal Ali New York
Bektash Sefedi Lqaconia-Achl
Bahtjar Halim Wallaceburg
Bushi Kondasi Sent-Louis
Besim Sali Brockton
Banush Rexhep Banani Bideford
Brahi8m Bashko Korca Augusto
Besim Islam Niles
Beni Kirka Biddeford
Beqir Myslim Pojani Williamsville
Bait Islam Biddeford
Beqir Dishnica Sent-Louis
Bektash Elmaz Sent-Louis
Bimi Ibrahim Pocesta Salt-Lake
Bektash A. Goskova Worcester
Baro Topori New-Bedford.d
Bektash Mecani Worcester
Brahim Bektash Manji Worcester
Bakush Zenel Corogoni Concord
Bajranm Hajderi Panariti Biddeford
Bajram Seit Biddeford
Besim Ahmeti Biddeford
Besim Selim Biddeford
Bexhet Muharem Piluri Biddeford
Besim Halim Cangonji North –Gros
Bektash Ali Worcester
Bektash XH. Vicari Canton
Budin Sazan Gjirokastra New Bedfor.d
Bajram Muco Tepelena New Bedofor.d
Bilal Delvina New Bedofor,d
Belul Korca Detroit
Bedri Ceribashi East Pottsburgh
Brahim Braja New Florenc
Bogdan Dimitri Akron
Besim Jashar Bitincka Waterbury
Bektash M. Melova Waterbury
Beqo S. Lekdushi Lonsdale
Beqir Sali New York
Bari Koko Boston
Buci Lami Akron
Baftjar Ymer Bilishti Buffalo
Beqir Sulejman Stropani Akron
Baftjar Menkulasi Worchester
Bektash Greva Boston
Bektash Ali Lowell
Beqir Myslim Hudson
Bahri Topori Gjirokastra Lynn
Beqir Lati Lynn
Bedri Qamil Kozeli Jamestown
Belul Hasan Saco
Braho Z. Toto Lynn
Beni O. Taci Rockland
*Emrat, që në vend të qytetit kanë shkronjën “L” janë fëmijë të lindur në SHBA.

Please follow and like us: