Marrëdhëniet import-eksporti mes Shqipërisë dhe SHBA-së
Ekskluzive/Lista e re nga arkivat amerikane. Ja kush ishin 25 mijë shqiptarët që emigruan në SHBA nga viti 1884-1945.
Nga Viron Prodani
Marrëdhëniet import-eksporti midis Shqipërisë dhe SHBA kanë filluar të zyrtarizohen në vitin 1922. Por zanafilla e këtyre marrëdhënie daton kohë më parë. Në Arkivin e Shtetit, ka një dokument në Osmanisht (F 114 D 89 Viti 1911) të bashkisë Elbasan ku flitet për mbjelljen e farës së pambukut dhe susamit të sjellë nga Amerika.
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë Ekonomisë Kombëtare, shkëmbimet midis Shqipërisë dhe SHBA në 000/Fr Ar. për periudhën 1922–1938 paraqiten si më poshtë:
Artikujt e eksportit nga Shqipëria në SHBA. ishin djathi, fruta të thata, harore etj. P.sh. në vitin 1933, në SHBA. u eksportuan 341.050 kg. djathë për 500.000 Fr. Ar. Nga SHBA. në Shqipëri importoheshin vetura, soba për ngrohje, makina qepëse, tullumba për puse, gramafonë, artikuj kuzhine, pajisje për shtëpi, të brendshme, artikuj tualeti, duhan, aparate radiofonike, makina bujqësore, motoçikleta, pëlhura pambuku, kadife, pjesë këmbimi për automjete dhe makineri bujqësore, pëlhura mëndafshi, pambuku, leshi, kadife, si dhe kafe, çaj, kakao, etj. Psh. në vitin 1933, artikujt kryesore të importuara nga SHBA. janë:
Në marrëdhëniet e import-eksportit që Shqipëria kishte me disa vende përveç Italisë, Greqisë dhe SHBA, rezultonte që këto vetëm importonin mallra në Shqipëri dhe nuk eksportonin nga Shqipëria ose kishin importet 70% më shumë se eksportet. Shteti Shqiptar për të mbrojtur marrëdhëniet me këto tre shtete nxori një vendim që u botua në Fletoren Zyrtare Nr. 61 datë 13 gusht 1926. Vendimi i mësipërm, publikoi një listë mallrash që për importimin në Shqipëri duhet të merrnin leje në Ministrinë e Ekonomisë nëqoftëse këto nuk kishin origjinë italiane, greke ose amerikane.
SHBA në marrëdhëniet tregtare me Shqipërinë zinte vendin e tretë pas Italisë dhe Greqisë.
Aspekte të marrëdhënieve tregtare midis Shqipërisë dhe SHBA
Konsulli shqiptar në SHBA z. George Prifti, argumenton dhe kërkon nga tregtarët shqiptarë se “Shqipëria mund të eksportojë fiq të mbyllur në sëndyqe e të radhosura.” Viti 1926.
– Në nëntor të vitit 1927, Lipi Laska shkon në Amerikë që të bëjë tregtinë e djathit kaçkavall. Është i pari dhe i vetmi tregtar që eksporton këtë mall të Shqipërisë në SHBA. Djathi i prodhuar nga blegtorët shqiptarë, ka qenë i pakonkurrueshëm nëpër tregjet e huaja dhe sidomos në SH.B.A. Vula e arkave që arrinin në New York me mbishkrimin “Albanian production” e bënte shumë të kërkuar djathin tonë nga konsumatorët ballkanas etj, që banonin atje.
– Në vitin 1923 shoqëria “Borne & Shoqëria” SINGER e New Yorkut filloi të tregtojë në Shqipëri makina qepëse si dhe fije peri për të qepur. Punësoi disa rrobaqepëse gra të huaja të cilat zhvillonin kurse falas me vajzat shqiptare.
– Shoqëria “American Importing Co.” që nga vitet ‘20 e në vazhdim importonte nga SHBA shumë mallra të konsumit të gjerë si sapune, kolinos, brisqe xhilet, artikuj kuzhine, soba kuzhine, artikuj ushqimore si dhe gramafonë, tullumba për puse, makina për të larë rroba, perde etj.
– Në vitin 1918, në New York krijohet Kompania “Albanian America Steam Ship Comp.” Është një kompani për transportin e udhëtarëve me anija. Kompania do të vinte në lundrim vaporë me emrin “Gjergj Kastrioti” dhe përfaqësohej nga Mina Louka dhe Kristo Thanas. Kapitali nominal i kompanisë ishte 500 mijë dollarë me 10.000 aksione nga 50 dollarë aksioni.
– Dhimitër Skënderi tregtonte Stofa Amerikane për tu ngrohur me dru ose qymyr të markës “Graword”.
– Pursel & Mano tregtonin bateri elektrike të automobilave Chevrolet.
– Shoqëria “Maxin Elliot Complexion Soap” tregtonte sapune të ndryshme tualeti.
– Vasil Dh. Opingari që kishte punuar disa vjet në SHBA kthehet në Shqipëri ku prodhonte dyshekë të sistemit amerikan.
– Në vitin 1920, në Boston krijohet “Shoqëria Anonime” me një fond prej 100 mijë dollarë. Kryetari i saj ishte George Prifti, konsulli shqiptar në New York. Kjo shoqëri, përveç marrëdhënieve tregtare, industriale, të gjësë së gjallë dhe prodhimeve të tyre që do të zhvillonte në SH.B.A. do të shtrinte aktivitetin e saj edhe në
Shqipëri. Shoqëria caktoi përfaqësuesit e saj në qytetet dhe qarqet ku kishte aktivitete të tilla të cilët ishin: Beso Bega, kryetar i Grupit Nisiator, Gjirokastër, Javer Hurshit Tiranë, Zia Gjata & Himet Como Libohovë, Arshi Sheh, Hidajet Lekdushi Tepelenë, Shahin Babameto Delvinë, Reiz Selfo Sarandë, Aqif Plaku Konispol, Naqe Leka Himarë, Paskal Fanko Këlcyrë, Ndreko Pollo Përmet, Hajdar Vehbi & Vasil Kozma Les- kovik, Vangjel Papa & Petro Prodani Ersekë, Nebi Gjata & Shyqyri Cuçi Fier, Ahmet Resul & Ismail Sefa Lushnjë, Perikli Spiro Durrës, Sabri Bej Kalltani Ballsh, Lef Nosi Elbasan, Zihni Cipi Berat, Vehip Runa Kurvelesh.
Automobilat e markave amerikane të tregtuara në Shqipëri janë:
“Brothers- Graham Brethers -Përfaqësonjës Opari- Terezi & sha.
“Dodge Brothers” -Përfaqësonjës K. Ballauri & P. Mitko.
“Chevrolet” Model i vitit 1928 – Përfaqësonjës S. Spiraki & I. Shomo.
“Chevrolet” Model i ri i vitit 1930- Shoqëria Shqiptare “STANDART” Korçë-Durrës.
“Studebaker” -Përfaqësonjës Efthim Marko Opari.
“Hudson Super Six & Essex Super Six- Përfaqësonjës Dh. Meria & N. Beluri.
– Vetëm në vitin 1929, janë importuar 150 automobila luksozë dhe 130 kamionë me tonazh deri 2 ton.
– Philipe Poda që ka një shoqëri Import-Eksporti, ka korrespondencë me tregtarin e njohur Idomene Kosturin për të eksportuar nga Shqipëria vaj të Elbasanit dhe duhan të Shkodrës. Në letrën e datës 8 mars 1932, ai kërkon mostra të duhanit të Shkodrës se është i bukur, i ëmbël, i lehtë dhe bën edhe për gra. Idomene, në datën 26 korrik 1932 i kthen përgjigje se: “Ju dërgova me postë dy mostra fletë duhani nga të cilat njëra ka çmimin 2.20 Fr. Ar. për kg. dhe tjetra 1.70 Fr.Ar.për kg. Në Shkodër ka sasi të madhe duhani prandaj nëqoftëse ju intereson mund të bëni porosinë tuaj. Gjithashtu ka dalë edhe dekret ligji për taksin doganor për 1 dollar ashtu siç pretendonit edhe ju.”
– Firma Zaharj importonte karamele të llojeve të ndryshme.
– Këshilli i Ministrave, në buxhetin e vitit 1928-1929 miratoi një fond prej 100 mijë Fr.Ar. për blerje “Hardhi amerikane, fidane e plehëra kimike”.
– Legata Amerikane në Tiranë, në vitet 1931,1933 dhe 1938 kërkonte të dhëna për firmën Sheko & Bijtë me qëllim që ti botojë në librin “ Mbi Tregtinë Ndërkombëtare.”
Në industrinë nxjerrëse. Nga viti 1922 e më pas, në Shqipëri kanë punuar në industrinë nxjerrëse të naftës kompani të mëdha amerikane si “SINKLER” dhe “STANDART.” Sipas kontratave të lidhura me qeverinë shqiptare, këto për disa vite do të investonin disa milion dollarë, do të merrnin 87% të prodhimit dhe do të shfrytëzonin burimet e naftës për 75 vjet. Shteti Shqiptar do të merrte 13% të prodhimit, disa bonuse dhe pas 75 viteve të gjitha investimet e bëra do të mbeteshin në Shqipëri.
Marrëdhëniet tregtare të familjes Prodani me SHBA.
– Në vitin 1920, krijohet në Boston “Shoqëria Anonime” me një fond 100.000 dollarë. Përfaqësues i kësaj shoqërie për Ersekën ka qwnë edhe Petro Nikolla Prodani.
– Në vitin 1923, Borne dhe Sh.-a shitës të makinës qepëse “SINGER” të New-Yorkut rihapin agjencinë e tyre edhe në qarkun e Korçës. Agjent i kësaj shoqërie për Kolonjën ishte Petro Prodani deri në vitin 1933 dhe më pas Mihal Petro Prodani.
– Linja e transportit të udhëtarëve me vapor për në SHBA & KANADA– “UNITET STATES LINES” përfaqësues në Kolonjë kishte Mihal P. Prodanin.
– Linja e transportit të udhëtarëve me vaporë për në SH.B.A. & KANADA- “CUNARD LINE” përfaqësues në Kolonjë kishte Petro N. Prodanin.
***
Numri i emigrantëve shqiptarë në SHBA sipas periudhave dhe rendit alfabetik
Periudha 1884-1920
Athina Zengo Natick
Andrea Miller Hudson
Aleksandri Miller Hudson
Aleksandër Kole New-Bedford
Afërdita Pano New-Bedford
Aleksandra Vasil New-Bedford
Argjir Efthim Marlboro
Apostol Lovkas Marlboro
Andrea Koli Marlboro
Afërdita Andrea Marlboro
Andromaqi Sotir Marlboro
Argjir Tsiasko Peabody
Andon M. Lekorgo Brockton
Argjir N. Katundi Brockton
Andon Naska Brockton
Alban Naska Brockton
Aleks Sh. Papa Fitchburg
Athanas Sina Lynn
Aleks Kristofori Lynn
Athina Kristofori Lynn
Aleks Stavro Lynn
Andon Zotori Lynn
Apostol Lazar Somerson
Artur Vasil Manchester
Aleks Vasil Manchester
Aleksandra Theodhos Prodani Lake
Afërdita Harallamb Kirka Concord
Manchester Anastasi Jorgji Tilton
Ana Thoma Kondi Pacitucket
Athina Niko Suli Rockland
Aleks Gjergo Rockland
Ana Qiriako Biddeford
Aleksandra Athanas Ilia Saco
Andon Prifti Worchester
Andon Dhimitri Briddgeport
Andon Toro Jamestown
Andrea Sakolli Jamestown
Aleks Sotir Albany
Aleksandra Frashëri Buffalo
Andrea Lazar Philadelfia
Andrea Andon Jamestown
Aleks Petro Akron
Apostol Nashi Detroit
Ateva Peppo Detroit
Anton Tako Milwanke
Adham Dhimitri Milwanke
Antoni Kristo Sava Siatlle Wash.
Anastas Apostol Brookfield
Artur Talabaci Boston
Andrea J. Pani Boston
Anesti Poçi Brookfield
Avdulla Muslli Boston
Azbi T. Potgorani Boston
Andon Frashëri Boston
Adam Belushi Cikago
Afërdita Llaias Jaksonwille
Abedin Teme Philadel
Anjeza Belushi Cikago
Afete Xhemali New-York
Athina Mangelli Detroit
Abedin Radimishti Boston
Ali F. Laboviti Marlboro
Azis Sh Dibra Seattle
Asllan A. Potoni Lynn
Anastas Tako Mallison
Angelo Anastas/u Taunton
Artur Generali/u Attleboro
Angelo K. Javaras/u Sent-Louis
Angel G. Peter/u Worcester
Angelo Calimeras/u Rochdale
Andrea M. Laska/u Buffalo
Apostol Martiro/u Marlboro
Aleks Jorgaqi Natick
Artemis Ziko Natick
Anesti Bicolli Peabody
Andrea Sotir Cikago
Andrea Pani Boston
Aleks Vardhami Bangor
Apostol L. Bënja Lynn
Adem Nexhip Gjirokastra Biddeford
Anastas D. Gostivishti Peabody
Avram Kostandin Mallison
Ali Telat Brockton
Aleks Petro Manchester
Aleks Z. Luarasi Manchester
Ali Qazim Leskoveci Mallison
Andrea Isak Boston
Abidin Ramadan Cangonji North-Grosvenord
Ali Zyber Floqi Jamestown
Apostol Ryli Rochdale
Azis Roqi New York
Andrea I. Zengo Natick
Avdyl Qazim Ravoniku Massillon
Ali K. Lekdushi Lonsdale
Andrea Sotir Mato Boston
Ajdar Veli Boston
Ajdar Veli Picari Lonsdale
Andrea Pani Arlington
Agush Isuf Mallison
Ali M. Mezhgorani New Bedford
Ali Kamenica Brockton
Andrea Shtika Woonsocket
Axhem Backa Worchester
Ali Sh. Lazarati Fitchburg
Alit Ramadan Concord
Andrea S. Stefan Manchester
Abidin R. Cangonji Grosvenordale
Ahmet Kuçi Biddeford
Adem Chobo Biddeford
Alit Shuait Saco
Abdyl Ahmet Përmeti
Avdi Selenica Augusta
Adem Bejko Waterville
Abaz Bej Waterville
Andon Dhimitri San-Francisko
Arsllan N. Suropulli Natick
Ali H. Pepellashi Rochdale
Adem S. Tragjasi Canton
Ali H. Bilishti New-Bedford
Aleksandër G. Adams/u Marlboro
Andrea Kristo/u Philadelfia
Angelo Hary/u New-Florence
Aleksandër M. Papa/u Peabody
Aleksandër Kristofer/u Seattle
Aleksandër K. Fano/u Brockton
Artur P. Lazar/u Sako
Apostol Martiro/u Lewiston
Angel M. Çekani Natick
Aleksandër Jani Hudson
Areti Damati Lynn
Andrea Progri Boston
Anastas Kristo Duro Peabody
Ali Mustafa Lynn
Abedin Ibrahim Kapshtica Biddeford
Avdi A. Selenica Peabody
Abas S. Tuci Peabody
Anastas Mihal Sheqerxhi Lewiston
Adem Shefki Lazarati Fitchburg
Ali J. Mërtinji Manchester
Andrea Stefan Manchester
Aleksandër D. Tashko Boston
Adem Kasem Vishocica Boston
Abaz Zboqi Jamestown
Rexhep Shalësi Rochdale
Avdi Muhedin Leskoviku Rochdale
Asim Kalo Mallison
Ali B. Qeshibeshi Lowell
Adem Rexhep Waterbury
Aliko Sh. Lekdushi Lonsdale
Andon Frashëri Boston
Asim Lulo Mallison
Andrea I. Zengo Natick
Ali Çelo Regini New-Bedford
Asllan S. Dragoti New-Bedford
Andrea Kristo Chipi Brockton
Andrea Frashëri Boston
Azbi Dervish Gjergova Lowell
Asim Alush Fitchburg
Asllan M. Tolari Concord
Asllan Hamit Concord
Asllan Myftar Malloson
Adil Sh. Piluri Biddeford
Agush Sh. Nakoleci Biddeford
Ajdar M. Gjirokastra Biddeford
Abdul R. Libohova Saco
Avdi Qafzezi Augusta
Anastasia M. Bezhani Lewiston
Arshi Sulo Waterville
Abas Kasem Begu Camden
Adem Siat Philadelfia
Asllan Kanina Philadelfia
Ahmet Tragjasi Philadelfia
Ahmet Shaqe New-York
Adem Seit Philadelfia
A. Hysen Newburyport
Andon Naska Natick
Asllan Soropulli Philadelfia
Asqeri R. Progonati New-Bedford
Ali R. Brakulla New-Florenc
Aqif Përmeti Hudson
Andrea K. Korça Southbridge
Asllan M. Çorushi Waterbury
Asim R. Gjecari Pontiac
Angelo S. Treska Boston
Androniqi Th. Borova L.
Anna Miti Greço L.
Andrea Dhosi Minka L.
Antoneta Tasi Limoni L.
Anastas Rrumbullaku Detroit
Abdulla Jonuz Milwakuee
Apostol Naum Milwauke
Andon K. Lito Milwauke
Ahmet Aredin Cami New York
Ahmet Shaqe New-York
Abedin Shuaip Saco
Azbi Qyteza Boston
Avdi Lazarati Fitchburg
Aleksandri L. Qamo Natick
Adham Shaka Jamestown
Ali Sula New York
Andon Dhimitri Los-Angelos
Ali Asan Korça New York
Ahmet Tragjasi Boston
Andon A. Progri Natick
Andon Frashëri Jamestown
A. H. Çorushi New York
Andon A. Naska Boston
Adem Dejko Braddock
Ali Zenel Janjari Fitchburg
Ali Dvorani Canton
Alo Leshnja Canton
Ameli N. Goskova Canton
Abduraman Prizreni Canton
Andrea Droboniku Philadelfia
Anesti Poçi Boston
Aqif Mehmet Cami New York
Athanas Mone Boston
Ali Berati Southbridge
Amali Mile Detroit
Asan Korça Boston
Asan Kasëm Plasa Boston
Athanas Tasi Janka Southbridge
Athanas Papakristo Southbridge
Athanas Theokli Gjika Southbridge
Anastas Th. Trebicka Southbridge
Apostol S. Stratobërdha Southbridge
Argjir Kosta Vangjeli Southbridge
Aleks Lubonja Southbridge
*Emrat, që në vend të qytetit kanë shkronjën “L” janë fëmijë të lindur në SHBA.