Meidani nderohet me titullin Honoris Kauza
Ish-presidenti i vendit, Rexhep Mediani mori titullin Honoris Kauza nga senati i Universitetit të Nju Jorkut në Tiranë. Profesor doktor Mediani u nderua me këtë çmim për kontributin e vazhdueshëm të tij në fizikë.
Për vite me radhë ish-kreu i shtetit vazhdon të shkruajë libra dhe artikuj shkencorë që u vijnë në ndihmë studentëve shqiptarë në këtë fushë.
Për të nderuar ish-presidentin, në ceremoninë e zhvilluar merrnin pjesë shkencëtarë, pedagogë, si dhe ish-drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar ndër vite.
Please follow and like us: