Metoda që shëron mbi 94% të të sëmurëve me kancer
Zbulim sensacional: Metodë që shëron mbi 94% të të sëmurëve me kancer
Grupi i onkologëve të Fred Hutchinson Center për hulumtime të sëmundjes së kancerit në shtetin federal amerikan Washington janë të bindur se kanë gjetur metodë të re revolucionare për shërimin e leukemisë akute limfoblastike (ALL) që potencialisht do të mund të zbatohet edhe në llojet tjera të kancerit, shkruan “The Guardian” e Londrës.
Në kërkimet më të reja klinike, mjekët kanë “trajnuar” T-limfocitet, një lloj rruazash të bardha të gjakut të pacientëve me ndihmën e molekulave të veçanta që mundësojnë njohjen dhe atakimin e stacioneve të kancerit dhe pastaj i kthejnë në trupin e pacientit përmes infuzionit.
Molekulat e përdorura në fakt janë receptorë artificialë për T-limfocite, që mjekët i quajnë “receptorë hermetikë antigjene” (Chimeric antigen receptor – CAR ), ndërsa përfitohen nga minjtë gjenetikisht të modifikuar në mënyrë laboratorike.
Një “trajnim” i tillë i përbërjes imunologjike ka shënuar rezultate impresive – 94 për qind e pjesëmarrësve të kërkimit klinik ka përfunduar pa simptome të leukemisë limfoblastike. Rezultati është aq më impresiv kur të kihet parasysh se bëhet fjalë për pacientë që ishin në fazën e fundit të sëmundjes. Në hulumtim kanë marrë pjesë vetëm personat të cilëve parashikimet u kishin dhënë vetëm dy deri pesë muaj jetë.
“Diçka e tillë asnjëherë deri më tash nuk është arritur në mjekësi, sinqerisht, të kesh këso rezultatesh ndër pacientë të cilëve sëmundja u ka shkuar aq larg, është mrekulli”, është shprehur udhëheqësi i kërkimit Stanley Riddell.
Megjithatë, kjo metodë mjekimi nuk është krejt pa rreziqe. Nga 35 pacientë, që kanë marrë pjesë në këtë eksperiment, në shtatë janë shfaqur simptome serioze anësore – reaksione të imunopërbërjes për ç’arsye kanë përfunduar në kurimin intensiv, kurse dy pacientë (6% e numrit të përgjithshëm) kanë vdekur nga pasojat, transmeton Koha.net. Shkencëtarët tabni po punojnë për përsosjen e metodës që do të ulte rrezikun nga reaksionet e rrezikshme imunologjike.
Sikurse imunoterapia dhe radioterapia, kjo metodë nuk do të mund t’i shpëtojë të gjithë, e ka pranuar Riddell, por ka shtuar se imunoterapia më në fund do të bëhet një nga themelet e luftës kundër karcinomës.
Hapi tjetër shfrytëzimi i dozave më të vogla të T-limfociteve të modifikuara, me qëllim të uljes së rrezikut nga pasojat anësore, ndërsa Riddell do të dëshironte të eksperimentojë imunoterapinë edhe në tumoret e ngurta, ndonëse është i ndërgjegjshëm se do të jetë një “sfidë më e madhe”.
Rezultatet e kërkimeve më të reja, pohojnë autorët, janë dorëzuar për kontroll dhe do të duhej së shpejti të publikohen zyrtarisht në një revistë relevante shkencore, shkruan The Guardian.