Albspirit

Media/News/Publishing

Nishani nderon Kadarenë me Dekoratën e Flamurit Kombëtar

kadare11maj2011Presidenti Bujar Nishani ka nderuar me Dekoratën e Flamurit Kombëtar shkrimtarin Ismail Kadare.

Gjatë konferencës me titull “Shekulli i Kadaresë”, ku po marrin pjesë përkthyesit e tij nga Europa, Nishani u shpreh se vepra e Kadaresë është vlerë botërore.

“Ky është një eveniment i rëndësishëm shkencor, akademik. E konsideroj privilegj personal dhe institucional që të jem së bashku me ju, për të sjellë në vëmendje një figurë jo vetëm me rëndësi për trashëgiminë kulturore, por edhe me vlera të kulturës botërore. Vepra e Kadaresë nuk i përket vetëm kombit shqiptar, edhe vetë Kadare i përket fondit kulturor, shkencor dhe artistik botëror. Në radhë të parë nderojmë Kadarenë për vlerat e tij për kombin shqiptar. Theksoj edhe kontributet e paçmuara, pasi nuk ka mirënjohje që të jetë e mjaftueshme, për t’i njohur Kadaresë të gjitha meritat e tij, krijuese si qytetar, mendimtar e krijues.

Të flasësh për Kadarenë duket e lehtë, por është edhe e vështirë. E lehtë sepse ke pambarimisht për të thënë, e vështirë sepse për të janë shprehur zërat më të artikuluar të Europës dhe botës, duke e konsideruar atë një klasik të gjallë”, tha presidenti Nishani.

Please follow and like us: