Obama: Rusia, prani ushtarake agresive në Baltik

Presidenti amerikan Barack Obama ka denoncuar sot, përpara krerëve të pesë shteteve të Europës së veriut, praninë ushtarake agresive të Moskës në rajonin Baltik.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Obama i ka kërkuar Rusisë që të respektojë angazhimet e saj ndërkombëtare. “Ne jemi të bashkuar sa i takon shqetësimit tonë për praninë ushtarake agresive të Rusisë në rajonin Baltiko-Nordik”, ka deklaruar Obama.
Deklaratë kjo që erdhi pas një takimi të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë me liderët e Suedisë, Danimarkës, Finlandës, Islandës dhe Norvegjisë.
https://www.facebook.com/Cerciz-Loloci-444479355625593/
Please follow and like us: