Papa lavdëron programet e Polonisë për mbështetje të familjeve të mëdha
Kryeministrja e Polonisë ka thënë se Papa Françesku, i cili pritet ta vizitojë këtë vend në muajin korrik, ka lavdëruar politikat e saj që mbështesin familjet e mëdha. Kryeministrja Beata Szydlo, një katolike dhe nënë e një prifti, u takua sot me Papa Françeskun në Vatikan. Qeveria e saj ka prezantuar ndryshime në politikat sociale, përfshirë dhënien e mbështetjes më të madhe financiare për prindërit që kanë shumë fëmijë. Ajo tha se Papa Françesku “është i kënaqur që Polonia ka një program për përkrahje të familjeve”. Szydlo i ka thënë TVN24 pas takimit me Papën se shpreson që vizita e tij në Poloni në muajin korrik do të jetë “e sigurt dhe frutdhënëse”.
https://www.facebook.com/Cerciz-Loloci-444479355625593/
Please follow and like us: