Albspirit

Media/News/Publishing

Perandoritë më të mëdha të botës

british-empire-red-coatsPerandoritë më të mëdha të historisë kanë mbuluar një të pestën e botës, udhëhoqën qindra miliona njerëz, dhe zgjatën diku nga 100 vjet  deri në një mijëvjeçar. “Perandori”, termi i cili vjen nga fjala latine “imperare” që do të thotë “për të komanduar,” është një koleksion i vendeve apo grupeve etnike të bashkuara, të udhëhequra nga një sundimtar i vetëm apo oligarki. Ky është një term që është përdorur për të përshkruar politikën e jashtme të kohëve të fundit të SHBA. Në një editorial të kohëve të fundit të “USA Today”, regjisori  Oliver Stone dhe historiani Peter Kuznick shkruan: “Obama ka hyrë në mandatin e tij të dytë si trashëgimtar i strategjisë perandorake  të George W. Bush, derisa emërimet e tij të fundit të politikës së jashtme të sinjalizojnë një ndryshim të rëndësishëm.” Çdo perandori dukej e pandalshme në atë kohë, por si përfundim, ato tashmë i përkasin historisë.// BUSINESS INSIDER

Perandoria Portugeze, në kulmin e lulëzimit të saj në vitin 1815 arriti të përfshijë 4 milion kilometra katrorë.

 

 

 

 

 

 

 

 

Kalifati i Abasidit ka mbuluar 4.290.000 kilometra katrorë në kulmin e tij në vitin 850.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kolonia e Perandorisë Franceze në vitin 1938 arriti të marrë 5 milionë kilometra katrorë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Dinastia Yuan, dinastia e parë që sundoi gjithë Kinën,zgjeroi kufijtë e saj në  5,4 milion kilometra katrorë në vitin 1310.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Dinastia Qing, dinastia e fundit perandorake e Kinës, në vitin 1790 arriti të kontrollojë rreth  5.680.000 kilometra katrorë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kalifati Umajad u rrit në 5.790.000 kilometra katrorë në kulmin e tij në shekullin e 7.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Perandoria Spanjolle ka qeverisur 13% të botës-7.5 milion kilometra katrorë, në kulmin e saj në mesin e shekullit të 18-të.

 

 

 

 

 

 

 

 

Perandoria Ruse u shtri në 8.8 milionë kilometra katrorë gjatë viteve 1866.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Perandoria Mongole në vitin 1279, arriti nga Evropa Lindore deri në Detin e Japonisë, zonë e cila  përfshin 9.300.000 kilometra katrorë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Please follow and like us: