Albspirit

Media/News/Publishing

Polemikat për zgjedhjen e lajmeve, mbrohet Facebook

Polemikat për zgjedhjen e lajmeve, mbrohet Facebook

Për Facebook dhe Trending Topics vazhdojnë polemikat pas akuzave të një ish punonjësi se në SHBA ka censuruar lajmet për konservatorët.

Një dokument i publikuar ekskluzivisht në Guardian duket se i hedh benzinë zjarrit, dhe tregon se zgjedhjet janë urdhëruar nga redaktorë dhe jo nga një algoritëm siç thotë shoqëria.

Rrjeti social i merr shumë seriozisht akuzat “dhe është duke zhvilluar një hetim për tu siguruar që skuadra e saj të ruajë integritetin e produktit”, shkruan Mark Zuckerberg.

Në fokus është sektori Trending Topics që nuk funksionon në të gjitha vendet dhe për momentin është vetëm në gjuhën angleze, dhe në fazën e testimit në spanjisht dhe portugalisht.

Për këtë projekt është duke punuar një skuadër prej 12 personash që vendos se çfarë cilësohen ‘argumente të nxehta’ ku mund të përfshihen në diskutime 1.6 miliardë përdorues.

Please follow and like us: