Protestat kundër gjyqësorit, akt i paprecedent dhe i rrezikshëm
Kongresmeni amerikan, letër ambasadorit Lu: Protestat kundër gjyqësorit, akt i paprecedent dhe i rrezikshëm
Kongresmeni amerikan Dadiv Ë. Jolly, në një letër drejtuar ambasadorit të SHBA në Shqipëri, Donald Lu, i ka shhprehur shqetësimin për sulmet politike dhe protestat e organizuara kundër sistemit gjyqësor nga zyrtarë të qeverisë. Në letrën e tij, të siguruar ekskluzivisht nga lapsi.al, kongresmeni amerikan shprehet se protestat e drejtuara nga zyrtarët po kërkojnë t’i frikësojnë gjykatat për përfitime të pastra politike. Shetësimi i kongresmenit Jolly vjen menjëherë pas protestës së organizuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përpara Agjykatës Administrative të Apelit. Anëtari i Kongresit amerikan i kërkon ambasadorit Lu që të vazhdojë angazhimet për zbatimin e ligjit të dekriminalizmit dhe për reformën ën drejtësi.
Më poshtë letra e plotë:
Ambasador Lu,
Ju falenderoj për përfaqësimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara te aleati dhe miku ynë, Shqipëria. Po ju shkruaj sot me një shqetësim të madh për faktin se sistemi i pavarur dhe i paanshëm gjyqësor në Shqipëri po kërcënohet gjithnjë e më shumë, siç më është raportuar, që disa zyrtarë po refuzojnë autoritetin e vendimeve gjyqësore dhe me gjasë po tentojnë të intimidojnë gjykatën për përfitime politike. Unioni i Gjyqtarëve i ka quajtur këto akte si të paprecedent dhe të rrezikshëm.
Unë ju bëj thirrje që të punoni me qeverinë e Shqipërisë për të vazhduar angazhimin e saj për qeverisje dhe reform gjyqësore të lirë e të ndershme. Si pjesë e demostrimit të këtij angazhimi, unë shpresoj se ju do të vazhdoni të inkurajoni Parlamentin që të përmbushë implementimin e plotë të ligjit të dekriminalizimit të hyrë në fuqi së fundi për të siguruar praktikat më të mira për të hetuar të shkuarën e zyrtarëve dhe të udhëheqësve politikë. Pas zbatimit të plotë të këtyre politikave të dekriminalizimit, ne kemi një dëshirë të fortë për të parë qeverinë e Shqipërisë që të vazdojë me reformën e domosdoshme në sistemin gjyqësor në mënyrë të drejtë dhe një proces gjithëpërfshirës.
Marrëdhëniet e vazhdueshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe interesi ynë i përbashkët për siguri dhe liri ka një domethënie të rëndësishme rajonale dhe globale. Faleminderit për lidershipin tuaj të vazhdueshëm dhe bashkohem me ju në inkurajimin e lidërve të Shqipërisë për të përaqafuar një angazhim më të madh për një gjyqësor të pavarur e të drejtë.