Rilindja me brekë të grisura
Gjëja që ka bërë më shumë përshtypje në rrjet pas neverisë dhe shokimit që ngajlli transmetimi i përgjimit të kryebashkiakut të Dibrës Shukri Xhelili, ishte pamja e rilindasit nga Peshkopia, i cili dukej mbi një shtrat me brekët e bardha të shqyera tek të pasmet. Nuk ka simbol më të mirë për të përshkruar ata që erdhën me slloganin për ta rilindur këtë vend dhe po e bëjnë tani përditë e më qesharak.
Jo më kot instikti i përdoruesve të internetit ka kapur elementin e brekëve të grisura.
Ky është imazhi i Rilindjes sot.
Është imazhi i Edi Ramës që i bënte thirrje dibranëve që të mos votonin për kundërshtarin pelivan, por të shkonin me Shukriun në drejtimin e duhur.
Është imazhi i kryeministrit që i ftonte edhe gratë demokrate të punonin me burrat në shtëpi, për të përqafuar Shukriun.
Është imazhi i atij pedofilit të zyrës së Koços në Sarandë, që kërkonte seks me vajzën në këmbim të punësimit të nënës.
Është imazhi i femërës kukull, vetëm për tu shfrytëzuar dhe për tu nxjerrë në vitrinë, pa pikë integriteti dhe aftësie profesionale, që po promovon Edi Rama nga qeveria deri në bazë.
Por, është edhe më tepër sesa kaq.
Është imazhi i të zgjedhurve lokalë që gjenden aty pikërisht për aftësitë e tyre mostruoze, jashtë normave të kësaj shoqërie.
Vetëm në tre ditët e fundit, një kryebashkiak i rilindjes ka dalë i përfshirë në klanin e eskobarit të Ballkanit. Një tjetër nuk e mban mend se çkrim ka bërë në perëndim. Ndërsa një tjetër ofron punë në këmbim të seksit.
Këta pra janë simbolet e Rilindjes. Njerëzit që na ka ofruar Edi Rama.
Prandaj dhe mprehtësia e rrjetit, që po e tejkalon përditë e më shumë atë të mediave dhe mjeteve tradicionale të komunikimit, vendosi që nga historia e fundit të veçonte episodin e brekëve të grisura.
Rilindasit janë qesharakë. Dhe ata duhen dënuar vetëm me tallje. Së paku për sa kohë nuk kemi alternativë dhe nuk besojmë tek përmbysja me revolucion që na ofron Berisha, le ti përqeshim rilindasit. Këta njerëz që premtojnë ëndrra të mëdha dhe sillen si xhepistë të vegjël. Këta njerëz që edhe kur nisen të bëjnë seks, harrojnë se duhet së paku të ndërrojnë brekët.(Lapsi.al)