Rindërtohet anija e Noas
Rikthehet në jetë një variant i anijes së Noas.
Anija biblike është ndërtuar nga një holandez katër vite më parë. Brenda saj Johan Huiber ka vendosur edhe kafshë, por këtë herë ato janë kafshë prej druri.
Kjo anije kushtoi 1.6 milionë dollarë dhe tani është bërë një atraksion në Dordrecht, Amsterdam.
Anija u krijua për nder të historisë biblike, ku Zoti e udhëzoi një njeri të quajtur Noa (Nuh) për të krijuar një anije mjaftueshëm të madhe sa për t’i shpëtuar kafshët dhe njerëzit gjatë një përmbytjeje që do të kaplonte botën.
Kjo anije është më e madhe se një fushë futbolli dhe është e ndërtuar me 5 pesë kate. Me të mund të udhëtojnë 5,000 njerëz.
Anija pritet të lundrojë së shpejti për në Brazil, për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike.