Albspirit

Media/News/Publishing

Rusia zhbllokon faqen e Radios Evropa e Lirë të Krimesë së aneksuar


Llogo e Radios Evropa e Lirë

Redaksia e lajmeve e Radios Evropa e Lirë në Krimenë e aneksuar ka mirëpritur vendimin e Moskës për ta zhbllokuar faqen e tyre të interntit, Krym.Realii.

Zëdhënësi i rregullatorit të mediave në Rusi, Roskomnadzor, Vadim Ampelonsky, tha sot se Krym.Realii është zhbllokuar pasi redaksia e Radios ndoqi një kërkesë nga Prokurori i Përgjithshëm i Rusisë për të larguar nga faqja e tyre “materialet që përmbajnë informacione të jashtëligjshme.”

Sidoqoftë, redaksia e faqes së Radios Evropa e Lirë në Krime tha se nuk ka larguar asnjë material nga faqja, si përgjigje ndaj bllokimit të faqes së tyre më 12 maj nga ofruesit e internetit në Rusi.

Shefi i kësaj redaksie, Volodymyr Prytula, tha se “nuk kanë marrë asnjë kërkesë nga Roskomnadzor që bënte thirrje për largim të çfarëdo përmbajtjeje.”

“Kështu që nuk kemi larguar asnjë përmbajtje”, tha ai.

https://www.facebook.com/Cerciz-Loloci-444479355625593/

Please follow and like us: