Albspirit

Media/News/Publishing

Sezoni turistik- Hiqen vizat për disa vende, mes tyre edhe Rusia

turizem1Në prag të çeljes së sezonit turistik dhe të praktikës së konsoliduar prej disa vitesh,  Këshilli i Ministrave ka vendosur heqjen e vizave për shtetasit nga vendet e Arabisë Saudite, Katarit, Omanit, Rusisë, Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë, për periudhën 15 maj – 1 nëntor 2016.

Ky vendim është marrë pas propozimit të bërë nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Ministri i Punëve të Brendshme, me sugjerim edhe të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, për Çështjet e Turizmit.

Sipas këtij vendimi, shtetasit nga vendet e mësipërme, kanë të drejtë të hyjnë në Republikën e Shqipërisë të pajisur vetëm me pasaportë pa vizë.

Heqja e vizave për këto shtete bëhet me qëllim tërheqjen e turistëve të huaj për këtë sezon vjetor.

Please follow and like us: