Shkarkohet kryetari i bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili
Qeveria ka shkarkuar me një vendim të menjëhershëm, kryetarin e bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili.
Ky vendim erdhi pas skandalit të publikuar mbrëmjen e djeshme në media, ku u publikua video teksa kryebashkiaku kërkonte favore seksuale ndaj një 20 vjeçareje në këmbim të një vendi pune.
Sipas qeverisë ky shkarkim vjen pas shkeljeve të rënda të bëra nga kryetari i bashkisë së Dibrës, vendimi hyn në fuqi menjëherë.

Please follow and like us: