Albspirit

Media/News/Publishing

Skandali i Kryebashkiakut/ Ema Andrea: Kur do të shuhet rraca e burrave të pangopur?

Skandali i Kryebashkiakut/ Ema Andrea: Kur do të shuhet rraca e burrave të pangopur?

Aktorja e njohur, Ema Andrea ka reaguar pas publikimit të video-skandalit të Kryebashkiakut të Peshkopisë, Shukri Xhelilit i cili kërkonte favore seksuale në këmbim të vendeve të punës. Përmes një postimi në rrjetet sociale,Andrea ka shprehur revoltën ndaj meshkujve që kërkojnë marrëdhënie seksuale për femrat e dëshpëruara që kërkojnë punë apo shkollim.

Ja çfarë shkruan Ema Andrea

Po kur do te shuhet raca juaj e pangopur?? Kur do te shuhet raca e burrave pa bythe qe shtyjne deren kur femrat e deshperuara kerkojne pune apo shkolle!!?? Po ku e keni burrnine ore?? Kush ta jep ty pushtetin e fyerjes dhe frustrimit?? Kush ta jep pushtetin e dhunes?? Nena apo babai yt??! Juve moralistet qe drejtoni gishtin nga karrikja e genit te pangopur te gjyshit!! Gjithmone keni ekzistuar ne te njejten forme,me arome parfumi e veshtrim pushteti, te lare prej grave e te hekurosur prej nenave tuaja e me librin e moralit ne dore, ze te trashe e qeshje te shtrember si truri juaj!!
Ti gezoni bijat dhe bijte kur te ktheheni ne shtepi edhe juve qe nuk ju kane denoncuar ende!! Putheni nenen dhe gruan me puthjen e gjarprit!!
ps. edhe ne se kjo histori nuk eshte e vertete apo e vertetueshme,do te hiqja foton por jo fjalet!!

Please follow and like us: