Tereza, Murati dhe Ismail Kadare
Nënë Tereza dhe Kadare
Shqipëria ka dy nobelistë: Nënë Terezën për Paqe dhe Ferid Muratin për Mjekësi. Kandidat për cmimin Nobël ka qenë njëherë edhe Gjergj Fishta, një klerik poliedrik, që pati edhe një mbështetje të fuqishme nga Vatikani, por nuk arriti ta fitonte. Kandidat i disahershëm për cmimin Nobël (mbi katër dekada rresht, i propozuar kryesisht nga të huajt dhe jo vetëm) ka qenë dhe vazhdon të jetë edhe Ismail Kadare, figura më e njohur dhe e gjithëpranuar nga shqiptarët dhe me një reputacion të padiskutueshëm ndërkombëtar. Kadarenë e ka shoqëruar një makth disavjecar; ka qenë disa herë deri ndër tri emrat më të mundshëm, shumë shumë vonë është propozuar nga vendi i vet, është i përkthyer në mëse gjashtëdhjetë gjuhë të huaja; ka fituar të gjitha cmimet prestigjioze letrare dhe është ende në pritje të këtij kurorëzimi të madh.
Kadare vlerësohet si një nga pesë shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, përfshi Homerin, Danten, Shekspirin, Servantesin…
Që prej vitit 1996, shkrimtari shqiptar është anëtar i asociuar (përjetësisht) i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës. Ai është vlerësuar me një sërë çmimesh ndërkombëtare (“Man Booker Prize”, “Princi i Asturias” etj), si i përzgjedhur në radhët e shkrimtarëve botërisht të njohur, sikurse Gabriel Garcia Marquez, Günter Grass dhe Milan Kundera. Deri më tani, veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të botës.
Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit”, si edhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.
Gonxhe Bojaxhi
Epitaf
Pa pasur një histori të bujshme si një zonjë e parë amerikane, pa arshivuar asnjë seri flirtesh dhe trillesh nga më të paparafytyrueshmet dhe më të cuditshmet si Ledi Dajana, pa pasur kurrfarë lidhje me diktaturat më të egra dhe me demokracitë më të ndritshme, gruaja trupimët Tereza është shëmbëlltyra e femrës që i referohet krejt njerezimi. Më poshtë jo japim disa mendime të saj që ngjajnë edhe me një epitaf:
Jeta është një mundësi: KAPE.
Jeta është një bukuri: ADMIROJE!
Jeta është një ëndërr: REALIZOJE!
Jeta është një detyrë: PLOTËSOJE!
Jeta është një lojë: LUAJE!
Jeta është një mister: NJIHE!
Jeta është një premtim: MBAJE!
Jeta është një dhimbje: KAPËRCEJE!
Jeta është një këngë: KËNDOJE!
Jeta është një luftë: LUFTOJE!
Jeta është një aventurë: SFIDOJE!
Fryti i heshtjes është: LUTJA.
Fryti i lutjes është: BESIMI.
Fryti i besimit është: DASHURIA.
Fryti dashurise është: SHËRBIMI.