Albspirit

Media/News/Publishing

Vendet më sekrete në botë

Pak njerëz dinë për ekzistencën e tyre dhe aq më tepër aktivitetin që zhvillohet brenda tyre. Këta “bunkerë” janë strehët e fshehta të shërbimeve sekrete ku mbahen dokumentet më të rezervuara të qeverive.

11. Baza detare e Julin, Kinë
Bëhet fjale për bazën detare më të madhe dhe më pak të njohur të Kinës. Vendi është i rrethuar me një konfidencialitet të rreptë, aq sa edhe pozicioni i saj nuk dihet.

 

2. Zona 51, Nevada, SHBA
E vendosur në zonën perëndimore të Shteteve të Bashkuara, vetëm 130 milje larg Las Vegasit, aktiv2itetet e zhvilluara në këtë vend janë mjaft të panjohura. Thuhet se bëhen teste për armë dhe avionë eksperimentalë, por duke qenë një baze sekrete ku nuk lejohet të hyjë asnjeri, testet për armë dhe avionë janë vetëm hipoteza.

 

 

 

33. Jamantau, Rusi
Ekzistenca e këtij vendi nuk është madje njohur as zyrtarisht, por mediat flasin prej vitesh për këtë vend, ku sipas mediave thuhet se është një ndërtuar një kompleks i stërmadh nëntokësor.

 

 

 

44. Pionen, Suedi
I vendosur në Stokholm, ky vend është qendra sekrete e qeverisë suedeze ku përpunohen të dhënat për të mbrojtur vendin nga një sulm nuklear.

 

 

 

55. Porton Daun, Britani e Madhe
Kjo strukturë sekrete është themeluar gjatë Luftës së Parë Botërore dhe besohet se përdoret kryesisht për kërkimet në fushën e teknologjisë ushtarake, edhe pse nuk dihet shumë rreth arsyes së vërtetë së ekzistencës së këtij vendi.

 

 

 

66. Baza e Scientology në shkretëtirën e Nju Meksikos, SHBA
Këtu është arkivi nëntokësor i organizatës që ruan dokumentet e saj sekrete. Vetëm pak vetë kanë të drejtë të hyjnë, ata në bazë të pozicioneve hierarkik të kastës religjioze.

 

 

 

77. Arkivat Sekrete të Papës në Vatikan
Bëhet fjalë për vendin ku ruhen dokumentet sekrete të Kishës katolike. Vetëm Papa dhe disa drejtues të Kishës kanë të drejtë të hyjnë, roja Zvicerane e survejon këtë vend 24 orë në 24.

 

 

 

88. Magazina e mormonëve në Utah, SHBA
I vendosur 200 metra në thellësi, në afërsi të Salt Lake City, magazinave e Mormonëve është një vend sekret ku asnjë nuk e di saktësisht se çfarë ka brenda. Në fakt, hyrja iu ndalohet pothuajse të gjithëve. Ndërkohë, që ky vend është në gradë t’u rezistojë shpërthimeve bërthamore.

 

 

99. Kulla Roughs në Silend
Bëhet fjalë për një platformë off-shore, e vendosur në Detin e Veriut afër brigjeve të Suffolk (Britani e Madhe). E ndërtuar në vitin 1942 nga Marina Mbretërore, është marrë që nga viti  1967 nga majori Paddy Roy Bates që jeton aty me familjen e vet. Ky është njeriu që ka shpallur shtetin e Silend, që nuk njihet në nivel ndërkombëtar.

https://www.facebook.com/Cerciz-Loloci-444479355625593/

Please follow and like us: