Albspirit

Media/News/Publishing

Vetmia e femrave të hijshme

Femrat e bukura janë më të vetmuara
nga Ekonomia Online
Prishtinë | 07 Maj 2016 | 09:00

Hulumtimet tregojnë që gjithnjë e më shumë femra, të cilat janë të bukura, kanë stil, karrierë, mirëpo për ndonjë arsye nuk arrijnë të tërheqin vëmendjen e gjinisë së kundërt, por vetëm shikime, buzëqeshje, komplimente dhe çdo gjë këtu përfundon.

Ekspertët francezë thonë se problemi pikërisht qëndron te “pispillosje” e damës, sepse rezultatet e hulumtimit tregojnë që meshkujt nuk bien më në gracën e takave të arta, frizurave moderne, veshjeve me stil, grimit, – me shikimin e këtyre super bukurosheve “ngopen” për çdo ditë nëpër revista, televizione, rrugë, andaj kanë filluar ta kthejnë vëmendjen te bukuria e fshehur, sharmi, feminiteti, shikimi, mirësjellja…

Shumica e meshkujve thonë se femrat janë bërë të painteresuara dhe refuzuese, “shigjetojnë” me shikim në vend që t’i përkëdhelin, andaj shumë shpejt heqin dorë nga interesimi për to.

Image

Po qe se shfaqin interesim, shpesh pendohen kur dëgjojnë përgjigjen e vrazhdët që në takimin e parë. Shumica e femrave me sjellje të tilla dërgojnë sinjale të qarta që nuk dëshirojnë ta kenë afër mashkullin. Dhe “rezultati” i gjithë kësaj është që me kalimin e kohës bukuroshet bëhen të “pikëlluara”, sepse meshkujt kaherë i lënë anash, ndërsa vitet i kalojnë në vetmi.

Duke e pritur princin imagjinar, të përsosur në kalë të bardhë, femra shpesh nuk e vëren dashurinë që ia fron mashkulli i zakonshëm, sepse nuk është e vetëdijshme që pikërisht me ndonjë të tillë do të kishte mundur të përjetonte dashurinë e vërtetë.

Please follow and like us: