Albspirit

Media/News/Publishing

Video emocionuese dhe e pavdekshme

 

Ja si e shante Ylli Manjani dikur Edi Ramën

Ylli Manjani që sot është zgjedhur ministër i Drejtësisë nëkabinetin e drejtuar nga EdiRama.

Ai është me profesion jurist dhe ka mbaruar shkollën në Universitetin Shtetëror të Tiranës.

Ylli ka punuar fillimisht në disa organizata ndërkombëtare në Tiranë.

Ai u rrit në karrierë politike, duke mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm në kabinetin e qeverisë së Fatos Nanos, por se më pas u tërhoq. Në vitin 2009, Manjani ka qenë kandidat për deputet për qarkun e Lezhës, vendlindja e tij. Pasi PS-ja humbi zgjedhjet në vitin 2009, Manjani më 2011 shkoi me LSI-në. Mediet shumë pranë PD-së në atë kohë “zienin” me deklarata të Manjanit kundër Ramës, kur ai ishte me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Më 2012, Manjani ka thënë për Ramën se është sharlatan politik, se kishte një shpirt të zi katran dhe se i çonte njerëzit në protesta pa pyetur për ndjesitë njerëzore. Ai do të thoshte edhe se Rama mashtron pa pikën e turpit dhe se duhet të jetë një monstër.

Please follow and like us: