Albspirit

Media/News/Publishing

Vokshi: Dënoj abuzimet e zyrtarëve të shtetit, gratë të reagojnë fuqishëm

Albana VokshiDeputetja  e Partisë Demokratike, Albana Vokshi dënoi sot skandalin e turpshëm të kryetarit të Bashkisë së Peshkopisë, Shukri Xhelili,  ku në thelb kishte abuzimin seksual për një vend pune të bërë  publik nga Ora News.

Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë, tha Vokshi, denoncon me neveri abuzimet në zyrat e shtetit me gratë dhe vajzat. Sekretari i Partisë në Sarandë që kërkoi favore seksuale me fëmijën 14 vjeç, Drejtoresha e Arsimit në Lushnje që iu dërgonte mësueset shokëve të partisë, shefi i komisariatit në Velipojë që abuzonte seksualisht me viktimat e dhunës në familje dhe Kryetari i Bashkisë në Peshkopi që abuzoi seksualisht me një vajzë 20 vjeç, janë reforma e Rilindjes në administratën publike” . “Duke dënuar ngjarjen e rëndë të Kryetarit të Bashkisë Peshkopi, Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë, i bën thirrje grave dhe vajzave  të reagojnë fuqishëm ndaj këtyre fenomeneve të turpshme të cilat ky pushtet po tenton t’i kthejë në institucion!”, tha Vokshi.

 

Please follow and like us: