Zbulohet pas 1 mijë vjetësh ishulli i mbytur Atlantis, në thellësitë e Nilit
Pas më shumë se 1000 vjetësh, artefakte që dyshohet se i përkasin ishullit të zhdukur egjiptian Atlantis, u gjetën në thellësitë e lumit Nil. Statuja të mëdha, bizhuteri prej ari apo tabela me hieroglif, të cilat mendoheshin se kishin humbur përgjithmonë u gjetën nga ekipet e arkeologëve dhe do të vendosen shumë shpejt në dispozicion të njerëzve në Muzeumin Britanik.
Thesari egjiptian i përket qyteteve Heracleion dhe Canopus, të ndërtuara në Deltën e Nilit. Literatura antike flet për ekzistencën e këtyre vendbanimeve, të cilat përbënin portën hyrëse të Egjiptit, përpara se Aleksandria të merrte rëndësinë e saj.
Por të ashtuquajturat “nyje tregtare” për nga vetë pozita gjeografike, u mbuluan nga pëlhura e kohës deri në vitin 1996 kur u gjetën gjurmët e para të tyre. Ekspozita e quajtur “Qytetet e Mbytura” në Muzeumin Britanik, do të qëndrojë e hapur deri në muajin nëntor dhe do të paraqesë rreth 300 artikuj nga qytetërimi egjiptian.