Zv/presidenti i SHBA Joe Biden vizitë në Shqipëri dhe Kosovë
Zëvendës Presidenti i SHBA-së Joe Biden do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri dhe Kosovë. Shtëpia e Bardhë ka marrë një vendim të ri lidhur me vizitën e paralajmëruar në SHBA të presidentit kosovar Hashim Thacit dhe kryeministrit Isa Mustafa, për fundin e muajit maj. Sipas burimeve të Klan Kosova, mësohet se Biden ka ndërruar axhendë dhe Thaçi me Mustafën nuk do të shkojnë në SHBA, por do të jetë Biden që do të vijë në Shqipëri dhe Kosovë. Bëhet me dije se zv.Presidenti do të zhvillojë vizitat zyrtare në fund të majit ose në fillim të qershorit.
Please follow and like us: