A ndihmoi Vatikani në fshehjen e floririt të Hitlerit?
Një raport i paklasifikuar i thesarit të SHBA-së që nga viti 1946 pohon se Vatikani konfiskoi 350 milionë Franga Zvicerane gjatë Luftës së Dytë Botërore – në formën e floririt të nazistëve – për “ta ruajtur”, duke e mbajtur një pjesë të tijj në njërën prej llogarive të tij bankare zvicerane. Autori i Dokumentit, agjenti i thesarit Emerson Bigelou, citon një ‘burim të besueshëm në Itali’, i cili besohet të ketë qënë një agjent sigurimi i SH.B.A. Kur dokumenti u zbulua në vitin 1997, Vatikani lëvizi me shpejtësi për të kundërshtuar pretendimet. “Nuk ka bazë për raportin”, deklaroi zëdhënësi Joakin Navaro-Valls. Ai e përshkroi besueshmërinë e spiunit amerikan si të “dyshimtë”. Në vitin 1999, një gjyq që nisi pas një padie të të mbijetuarve të Holokaustit kundër Bankës së Vatikanit, në lidhje me floririn e grabitur u la në mes nga gjykatësit amerikanë, mbi bazën e imunitetit sovran dhe se pretendimi i pronësisë nuk kishte fuqi ligjore në Shtetet e Bashkuara.