Albspirit

Media/News/Publishing

Bangladesh: Nga vetëtima – më se 50 vetë të vrarë


Ilustrim

Më se 50 vetë janë vrarë nga vetëtimat në gjithë Bangladeshin, gjatë dy ditëve të kaluara.

Shumica e të vrarëve janë fermerë në viset e largëta të Bangladeshit, që ishin vrarë derisa punonin në tokat e tyre, raportojnë mediat vendëse.

Prej muajit mars të këtij viti, në këtë vend, nga vetëtimat janë vrarë gjithsej 90 njerëz.

Vitin e kaluar nga vetëtima ishin vrarë 51 vetë.

Mohammad Riaz Ahmed, i cili është shef i një departamenti për situata të jashtëzakonshme në këtë vend, i tha Zërit të Amerikës se autoritetet janë të shqetësuara për numrin e madh të vdekjeve deri tash këtë vit.

Disa eksertë kanë sugjeruar se rritja e temperaturave, shpyllëzimi dhe përdorimi i telefonave mobilë, mund të jenë ndër shkaqet eventuale të viktimave të vetëtimave.

Please follow and like us: