Ginseng, alternativa natyrale e Viagrës
Kafja me ginseng mund të jetë një alternativë natyrale e Viagrës, për ata që vuajnë nga probleme me ereksionin. Ky është rezultati i një studimi të fundit të bërë nga një grup studiuesish korean- jugor në universitetit e “Yonsei”.
Ata kanë dalë në përfundimin se kjo bimë natyrale mund të jetë e dobishme për të zgjidhur problemet e impotencës.
Studimi është publikuar në revistën ndërkombëtare “Journal of Impotence Research”
E reja e këtij studimi thonë shkencëtarët, është se ndryshe nga studime të tjera që janë bërë me kavie në laborator, ata kanë patur rezultate reale tek njerëzit.
Studimi ka përfshirë rreth 119 burra me probleme impotence, duke i ndarë në dy grupe.
Njëri prej grupeve ka konsumuar 4 herë në ditë kafe në bazë ginseng.
Pas thuajse 8 javësh shkencëtarët kanë vënë re se grupi i pacientëve që kishin konsumuar këtë lloj bime, kishte përmirësime.
Gjatë studimin, mjekët kanë bërë analiza të gjakut për të parë nivelet hormonale dhe ato të lipideve dhe rezultatet nuk kanë treguar asnjë efekt anësorë të trajtimit.
Kështu sipas mjekëve, nëse problemi juaj me impotencën është i lidhur me qarkullimin e gjakut, gingseng është një element natyral që mund t’ju vijë në ndihmë.