Idealisti me njolla
Për një burrë që jeton gati një shekull është e kuptueshme që mendimet mund dhe duhet të jenë të ndara. Edhe nëse ai burrë s’ka bërë asnjë gabim, prapë do të ketë njerëz që do t’ia gjejnë ndonjë të metë. Dhe të tjerë që do ta lavdërojnë e ngritin në qiell si të pagabueshëm.
Si qëndron puna me Henry Kissingerin? Kështu: si asnjë politikan tjetër i kësaj bote, ai polarizon, ngjall emocione, mllef e tërbim, himnizime dhe lavdërime. Për disa është laureat i “Nobelit” për paqe, realist i akullt, pragmatik, strateg i madh, analist gjuhëbrisk i marrëdhënieve ndërkombëtare; për kritikët e tij Kissinger është kriminel lufte, përbuzës i të drejtave të njeriut, sabotator i qeverive demokratike, mbështetës puçistësh – e çka jo tjetër, shkruan sot Koha Ditore.
Henry Kissinger është 92-vjeçar, por mendërisht i pranishëm gati kudo, ku kërkohet ekspertiza e tij.
Please follow and like us: