Iran: Organizuesit thonë se gara e karikaturës nuk e mohon Holokaustin
Sekretari i garës ndërkombëtare të karikaturës në Iran, Massoud Shojai Tabatabai, tha sot se kjo ngjarje nuk paraqet mohim të vrasjes së miliona hebrenjëve nga Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Ne nuk dëshirojmë të mohojmë ose të dëshmojnë asgjë”, tha Tabatabai duke folur për këtë garë në Teheran, në të cilën marrin pjesë 150 punime nga 40 vende, përfshirë Francën, Turqinë dhe Jemenin.
Punimet, në të shumtën e rasteve e kritikojnë atë që autorët e tyre e konsiderojnë si shfrytëzim të Holokasutit nga ana e Izraelit, për ta tërhequr vëmendjen nga çështja palestineze.
Ish-presidenti iranian i linjës së fortë, Mahmud Ahmadinejad, shumë herë e ka kontestuar vrasjen e 6 milionë hebrenjëve në Evropë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Por, pasardhësi i tij, presidenti aktual, Hassan Rohani, e ka distancuar vetveten nga këto komente.
Karikaturistët nga e gjithë bota marrin pjesë në këtë garë, që organizohet nga trupat joqeveritare, me mbështetje të fuqishme të iranianëve të linjës së fortë.
Çmimet për fituesit sillen prej 12 mijë e deri në 5 mijë dollarë.