Ish-presidentja argjentinase Kirchner nën hetim për transaksione të dyshimta
Një gjykatës argjentinas akuzoi ish-presidenten, Cristina Kirchner (2007-2015) për dëmtim ndaj shtetit pas një transaksioni spekulativ mbi kursin e këmbimit të kryer nga Banka Qendrore në muajt e fundit të mandatit të saj.
Gjykatësi federal, Claudio Bonadio pas verifikimit konstatoi si një fakt mëse të qartë se presidentja në atë kohë kishte dhënë udhëzime pa dyshim në bashkëpunim me ministrin e saj të Ekonomisë për kryerjen e këtij transaksioni financiar, në një vendim të publikuar në web faqen e Gjykatës së Lartë.
Gjyqtari urdhëroi gjithashtu ngrirjen e aseteve të Kirchner me vlerë rreth 15 milionë pesos (një milionë dollarë).
Ai shpalli të njëjtën vendim për ndjekje ligjore kundrejt ministrit të Ekonomisë në periudhën nga viti 2013 në 2015, Axel Kicillof, dhe ish-presidentit të Bankës Qendrore Alejandro Vanoli si dhe 12 ish-anëtarëve të bordit drejtues të këtij institucioni.
Please follow and like us: