Albspirit

Media/News/Publishing

Ja pse vajza realizoi video skandalin me Shukri Xhelilin

Detaje te reja kane dale pas publikimit te video skandalit te ish kryebashkiakut te Dibrës. Mësohet se me urdhër të Shukri Xhelilit rreth tre muaj me parë është pushuar nga puna nëna e vajzës 20-vjeçare. Kjo dyshohet se mund të jetë një nga arsyet pse vajza ka filmuar të gjithë veprimet e Xhelilit teksa i kërkonte favore seksuale në këmbim të punues, raporton “ABC Neës”.
Nëna e vajzës 20 vjeçare që regjistroi ish-kryebashkiakun e Dibrës është pushuar nga puna me urdhër të Xhelilit rreth tre muaj më parë.
Kjo ngjarje dyshohet se mund të ketë lidhje me filmimin që vajza i ka bërë ish kryebashkiakut. Mësohet se e ëma e 20 vjeçare punonte si sanitare tëk zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe me pas është dërguar tek ndërmarrja e llixhave që administrohet nga bashkia e Dibres.
Aty është dhënë urdhri nga ish-kryebashkiaku për ta larguar nga puna. Sipas burimeve të besueshme mësohet se vendin e saj të punës e ka zëvendësuar një njeri shumë i afërt me Shukri Xhelilin.
E reja pasi u mor në pyetje nga policia është lënë e lire. Nuk dihet ende nëse familja e vajzës vazhdon të qëndrojë me në Dibër apo është larguar në një qytet tjetër.
Ndërsa dosja penale ndaj Shukri Xhelilit pritet ti dërgohet prokurorisë për krime të rënda për akuzën e “korrupsionit pasiv të personave të zgjedhur” dhe “Marrëdhënie seksuale duke shpërdoruar detyrën”, mbetur në tentativë.
Në videoskandalin e publikuar në media shfaqet ish kryetari i Dibrës Shukri Xhelili teksa i kërkon favore seksuale 20-vjeçares në këmbim të një vendi pune te pallati i Kulturës në Peshkopi.
Please follow and like us: