Miu Shukriu – nga Edison Ypi
nga Edison Ypi
Andej nga vitet ’50, kur Dibrën dhe dibranët morri i kuq i mbyti në gjak, një diversant nga fisi “Ndreu” zbriti nga Korabi dhe vajti drejt e tek Dega e Puëve të Brendëshme të Peshkopisë. Pa i lëvizur qerpiku, nga roja tek kryetari, i mori me rradhe bam bam bam bam. I nisi të gjithë në emigracion n’atë vendin ku nuk ta hanë hakun, prejnga askush s’është kthyer deri më sot. Pasi e mbaroi këtë punë, u ngjit nga zbriti, në Korab.
Diversanti Ndreu bëri gabim që iku. Dizinfektimin që u bëri morrave të kuq në zyrat lokale të brekëgrisurve që kishin rrëmbyer pushtetin me dhunë dhe e mbanin me gjak, duhej tua kishte bërë të gjithë morrave të të gjitha zyrave të Shqipërisë. Rraca e morrit mbijetoi. Miu shukriu është prova, dëshmia, ulurima, që Ndreu nuk e bëri mirë punën.
Megjithatë Zoti nuk harron. Tani që morrat e kuq me artileritë e rënda të propagandave të tyre të pandalura kanë bërë që shqiptarët të dëgjojnë dhe besojnë më tepër halabakët se priftërinjtë dhe hoxhallarët, dhe kishat e xhamitë i ka zëvendësuar televizioni, Zoti, në përputhje me kushtet e reja, përderisa në fund të fundit rëndësi ka mesazhi dhe jo mënyra, ka ndërruar strategji, kumtet nuk i dërgon më si dikur, përmes profetëve, por përmes plehrave, si miu shukriu. Meqënse kumtet, urdhërat, mesazhet, Zoti i zbret të enkryptuara, të kodifikuara, në formë simbolikash, ato simbolika duhen zbërthyer.
Ja disa mesazhe që solli miu shukriu,
Duke na bërë të ditur se mes ofshamash dhe qurravitjesh seksi mund të lypet jo vetëm në Shqipe standarde por edhe në dibrançe, na erdhi haberi i mirë se lypje të asaj natyre mund të bëhen edhe në korçarçe, labçe, myzeqarçe. Se si do t’i drejtohej miu shukriu viktimës përdoruese të ndonjë dialekti të ndryshëm nga i veti, kjo del jashtë aftësive deskriptuese të të nënshkruarit.
Qyshkur petkat ekzistojnë, gjatë një seance seksi, meqënse ka më tepër për të demonstruar, e para xhvishet është gjithmonë femra. Për shkak të narcizizmit mashkullor të miut shukriu apo ndoshta edhe për shkak të gjinisë së diskutueshme të tij, me miun shukriu ndodhi e kundërta, i pari u xhvesh miu. Edhe sikur miut shukriu gjininë që pretendon t’ja marrim të mirqënë, arësyeja e kësaj çudie, kuptimi i simbolikës së xhveshjes së mashkullit para femrës është çka efektivisht po ndodh, asgjë tjetër përpos mbetjes cullak të pushtetit para opozitës.
Lidhur me firmosjen e kontratës së punës, që sipas miut shukriu tjetrës mund t’i duket “si në ëndërra”, duke pasur parasysh se, e Shekspirit në ballkon ai në tokë, e miut shukriu në timon ajo në sedilien e pasme, duhet me qenë idiot mos ta kuptosh se gjithçka që po ndodh është një “Xhelili & Xhulieta” variant dibran.
Sa i përket pyetjes së viktimës së rradhës; Sa është orari i punës ? dhe përgjigjes së miut shukriu në Shqipe dialektale “kur të teket taj”, këtu duhet ndalur pak. Dihet se karakteristika themelore e seksit është padurimi, ngutja. Mirpo miu shukriu e ka marrë javash-javash, çka nuk mundet me pasë asnjë nënkuptim tjetër veçse; Shpejt se na piu e zeza.
Ndërkohë që sa më sipër mbetet gjithsesi aproksimative, një brimë brekësh drejtpërdrejt me një brimë bythe, s’lënë asnjë dyshim se shpatat janë mprehur, llogoret janë hapur, topat janë mbushur, tytat janë drejtuar, zgjedhjet e parakohëshme janë në prag.
Pati edhe momente të tjera me ngarkesë simboloke të rënduar.
“Sa është rroga ?, “Pasi të plotësohen procedurat”, “4 kopje”, ta puth cajcën”, “i kam të gjitha xhamat e zinj”, shtoi këtyre tentativën e dështuar për të bërë seks në motel jo me muzikë por me lajme, madje reklama në sfond, të gjitha këto e vështirësojnë aq tepër interpretimin sa vetëm një panel i zgjedhur i Ylli Rakipit mund t’i japi dum.
Por simbolika e simbolikave, ajo që t’i djeg fare ment e kres është dhe në jetë të jetëve do mbetet kryevepra llapaqenike e shekullit, spoti elektoral i miut shukriu që i drejtohet popullit të Dibrës me fjalët;
“Keni dy alternativa, ta lini qytetin dhe fshatin tuaj të rrënohet edhe 4 vjet të tjera, ose alternativa tjetër zgjedhja e duhur, në kohën e duhur, në vendin e duhur, në drejtimin e duhur”.
Po, zoti miu shukriu. Sa kohë nuk ka zbrit nga Korabi ndonjë “Ndreu” tjetër, ke plotësisht të drejtë. Harrove vetëm irjen e duhur. Që do ta pësosh vetë pas pak. Jo në ndonjë zyrë, makinë apo motel, por në burg. Nga një tironc që u dënua tre vjet sepse nuk pagoi në kohë korentin, ose nga një elbasanlli që u dënua 10 vjet për një cigare hashish.