Moskë: Përleshje vdekjeprurëse në një varrezë
Mediat ruse raportojnë se dy vetë janë vrarë sot gjatë një përleshjeje masive në varrezën më të madhe të Moskës. Në këtë përleshje kanë marrë pjesë afro 200 njerëz. “Janë plaogur 10 vetë, ndërsa dy janë vrarë”, tha zëdhënësja e policisë, Sofya Khotina, raporton agjencia Interfax. Agjencia tjetër e lajmeve në Rusi, RIA, tha se disa njerëz në këtë përleshje kanë përdorë armë zjarri. Duke u bazuar në Ministrinë e brendshme të Rusisë, Interfax raportoi se janë arrestuar më se 50 njerëz. Oficerët e policisë kishin shtënë në ajër për ta shpërndarë masën e njerëzve duke u përleshur. Mediat ruse raportuan se grupet etnike nga Azia Qendrore dhe Kaukazi, po luftonin kundër njëri-tjetrit lidhur me bizneset fitimprurëse të shërbimeve në varrezë