Albspirit

Media/News/Publishing

Rrëfimi+18/ E lumtur falë virgjërisë, e virgjër falë gjinekologut!

Postuar më: 14 Maj 2016 22:59

f_1453188779-9489528-620x347Nuk arrita të kënaqesha si shoqja ime që kënaqej me të tjerë në rini dhe prapë është e lumtur, edhe pse tashme është e martuar. Nuk e kam menduar asnjëherë se do të bëhem nuse me “dokument flas”. Më dridhej trupi kur e dija se do të shkoja te një mjek dhe, pastaj, do të martohesha me një njeri që kurrë në jetë nuk do ta dinte se nusja e tij ishte false e virgjërisë së saj.

“Do të mbetesh tërë jetën në shtëpi të nënës, do të mbetesh e pamartuar, sepse askush nuk do e merr për nuse një femër jo të virgjër”, më tërhiqte vërejtjen shoqja ime e ngushtë.

“Më mirë të mbetem e pamartuar në shtëpi sesa ta mashtroj burrin, sepse pastaj do më mbetet njollë në zemër që burrit nuk ia kam treguar të vërtetën dhe e kam mashtruar”,- i thosha shoqes sime me ngulm.

Nuk dija se cila nga ne të dyja e kishim mirë? E, gabimin tim e mësova po atë ditë që dola të njihesha me një emigrant që kishte ardhur në Prishtinë në pushim, por edhe me qëllim që të martohej, siç thoshte ai – me një çikë të shtëpisë, sepse të tjera kishte sa të duash edhe atje… atje ku jetonte e punonte, por e donte shqiptare..

A isha unë ajo?

Dihet që jo! Vetëm në rast se shkoja të gjinekologu për t’u qepur mund t’i plotësoja kriteret e tij.

Çka më pyeti në takimin e parë?

Që në takimin e parë më pyeti se a kisha pasur të dashur dhe nëse isha ende e virgjër… Menjëherë më shkoi mendja te shoqja ime e ngushtë, e cila vazhdimisht insistonte që të shkonim te gjinekologu për ta “kthyer” virgjërinë.

Vitet po më ecin dhe shpejt do t’i mbush edhe të tridhjetat dhe nuk besoj se do kush nuse plakë… E, unë do të plakem edhe më shpejt se të tjerat, sepse tërë kohën rrija duke menduar dhe e brengosur se si të martohem…

Që kur isha nxënëse në gjimnaz, në moshën 17 vjeç, kam shkuar me një djalë – shok i klasës. Por, që nga ajo kohë më nuk kam pasur tjetër, derisa, siç thonë, më erdhi kismeti me tim burrë që jam tani e jetojm në harmoni në Gjermani.

Por, mjerisht, asnjëherë nuk kam arritur t’ia them të vërtetën… të vërtetën time të hidhur… se martesa jonë është “produket” i qepjes te gjinekologu, pasi ne te kundert nuk do te ishim bashk. Ai ne naten e pare ishte shume i emocionuar, pasi pa me te vertet qe une isha e virgjer, i lumtur ne boten e tij se ne kete time skishte per te qen kurr, ky eshte sekreti i madh i jetes time, edhe pse sot jemi te lumtur jetojm ne Gjermani, kemi edhe femije, ja qe shoqja nuk e kishte edhe aq gabim…..

Please follow and like us: