Rrëmbehet dhe dhunohet brutalisht nga personi që njohu në Tinder
Një 20 vjeçare, studente në Universitetin e Kensas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është rrëmbyer nga një person që njohu në Tinder, sipas gazetës ‘Lawrence Journal-World’.
20 vjeçarja, emri i së cilës nuk është bërë i ditur, u mbajt e mbyllur dhe dhunohej brutalisht për gjashtë ditë nga maniaku.
Sipas policisë, vajza e njohu në Tinder të dyshuarin 30 vjeçar, Shane Steven Allen dhe të dy kishin pasur takime më përpara, pa probleme.
Në 12 Prill, i dyshuari e mori vajzën nga shoqëria studentore ku ajo jetonte dhe e solli në rimorkion e tij.
Më pas Allen solli në shtëpi dhe dy burra që ishin shoket e tij. Vajza pinte marihanë me njërin prej sokëve dhe pasi shokët e Allen u larguan, ai e akuzoi vajzën se po flirtonte me shokët e tij, gjë te cilën 20 vjeçarja e mohoi.
Ai filloi ta godiste atë dhe ta mbante mbyllur.
Sipas revistës ‘People’, Allen e detyroi vajzën të fliste në Facebook me shoqet dhe shokët e saj, t’u thoshte që ishte mirë dhe se do të kthehej shpejt në shtëpi.
Në 18 Prill vajza kthehet në shoqërinë studentore, me plagë të dallueshme në fytyrë dhe trup.
Ajo u dërgua menjëherë në spital dhe në ditët në vazhdim i rrëfeu historinë policisë.
Allen u arrestua më 22 prill me akuzën e rrëmbimit dhe u dënua me 32 vjet burg.